Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

Lajme 17/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pesë foshnje kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion shëndetësor, tre nga të porsalindurit janë djem, ndërsa dy vajza.

Brenda së njëjtës periudhë, në spital janë pranuar edhe 35 pacientë të rinj për trajtim të mëtejmë, ndërsa numri i pacientëve të shtrirë ka qenë 158.

Gjatë ditës së djeshme, ekipet mjekësore kanë realizuar 348 vizita specialistike, duke ofruar kujdes shëndetësor për pacientët në repartet e ndryshme të spitalit, përcjell Gazeta Shneta.

Shërbimet laboratorike kanë mbetur ndër më të kërkuarat, me 213 pacientë që kanë kryer gjithsej 2,733 analiza laboratorike.

Po ashtu, janë realizuar 13 ndërhyrje kirurgjikale dhe 41 trajtime me hemodializë për pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim.

Në aspektin diagnostik, janë kryer 71 ekzaminime me rëntgen, 33 ultrazëra dhe 15 rezonanca magnetike (MRI). Ndërkohë, janë realizuar edhe 12 ekzaminime me ekokardiografi, shtatë ergometri dhe pesë gastroskopi.

Shërbimet rehabilituese kanë vazhduar gjithashtu, me 30 procedura fiziatrike të ofruara për pacientët.

Artikulli paraprakMatja e tensionit në shtëpi ul ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru
Artikulli i rradhës Studimi: Barnat Ozempic dhe Zepbound mund të ulin rrezikun e vdekjes dhe mpiksjes së gjakut te pacientët me sëmundje autoimune

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Furnizimi i pjesërishëm e vështirëson punën në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

17/06/2026 Lajme

71 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë

17/06/2026 Lajme

Sot përfundon numërimi i votave me postë

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.