Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s”.


