Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë: Presione nga menaxhmenti i SHSKUK-së dhe QKUK-së

Lajme 06/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Mimoza Ukimeraj
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, Dr. Mimoza Berbatovci Ukimeraj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas pesë vitesh në detyrë.

Ajo tha se vendimi erdhi për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional me drejtuesit e ShSKUK-së dhe QKUK-së, si dhe presioneve të vazhdueshme që, sipas saj, kanë cenuar pavarësinë profesionale dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të detyrës, transmeton Gazeta Shneta.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, ka shkruar Berbatovci Ukimeraj.

Në bilancin e punës së saj, ajo veçoi funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, nisjen e shërbimit të hemodializës në Podujevë, fillimin e matjes së barnave imunosupresive për pacientët e transplantuar, si dhe nisjen e shërbimit të plazmaferezës terapeutike.

Ajo përmendi edhe furnizimin e Klinikës me aparatura të reja të hemodializës, ndërsa tha se gjatë mandatit të saj është avancuar edhe projekti për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Nefrologjisë me Hemato-Onkologji.

Sipas saj, disa projekte kanë mbetur në fazën përfundimtare ose në pritje të realizimit, përfshirë fillimin e biopsisë renale, funksionalizimin e mikroskopit për sedimentin urinar, renovimin e Shërbimit të Hemodializës dhe pranimin e aparatit PrisMax Flex. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak4 analiza gjaku që mund të zbulojnë demencën më herët se testet e tjera
Artikulli i rradhës AUV: Ende s’ka rezultate zyrtare për mostrat e marra në qumështoren “Vita”

Ju sugjerojmë

AUV: Ende s’ka rezultate zyrtare për mostrat e marra në qumështoren “Vita”

06/07/2026 Lajme

Moti deri të premten: Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

06/07/2026 Lajme

Vita: Analizat e AUV konfirmojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

06/07/2026 Lajme

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

06/07/2026 Lajme

Aurona Pelajt i ndalohet 5 vite të ushtrojë profesionin e infermieres

06/07/2026 Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

06/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.