Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE nis iniciativën për ndihmë prej 1 miliard eurosh për rindërtimin e Gazës

Lajme 13/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkimi Evropian dhe më shumë se një duzinë vendesh kanë nisur një iniciativë për të siguruar 883.6 milionë euro (rreth 1 miliard dollarë) ndihmë për projektet e rimëkëmbjes së Gazës pas luftës.

Territori i vogël bregdetar vazhdon të jetë i shkatërruar më shumë se dy vjet e gjysmë pas nisjes së konfliktit, i cili u shkaktua nga sulmi i tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas.

Një armëpushim i brishtë është në fuqi që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se rindërtimi i Gazës do të kushtojë rreth 70 miliardë dollarë.

Iniciativa e quajtur “Team Gaza”, e prezantuar në një takim të donatorëve në Bruksel, do të mbështesë projekte për rikthimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, largimin e rrënojave dhe rindërtimin e sistemeve shëndetësore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë nismë marrin pjesë Spanja, Danimarka, Britania e Madhe, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Italia, Holanda, Franca, Japonia, Zvicra, Suedia dhe Belgjika, si dhe Banka Botërore dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Australia dhe Kanadaja pritet t’i bashkohen gjithashtu.

“Objektivi ynë është i qartë: të ndihmojmë në ndërtimin e shpresës, qëndrueshmërisë dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin palestinez”, tha komisionerja evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica.

Artikulli paraprakMbi 500 foshnja marrin emrin e Haalandit pas paraqitjeve në Botëror
Artikulli i rradhës Mosrespektimi i orarit të barnatoreve në Podujevë, do të gjobiten deri në 400 euro

Ju sugjerojmë

Mbi 100 persona preken nga shpërthimi i norovirusit në Portugali, dyshohet lidhja me një turne ndërkombëtar sportiv

13/07/2026 Lajme

Mosrespektimi i orarit të barnatoreve në Podujevë, do të gjobiten deri në 400 euro

13/07/2026 Lajme

Martha Lillard, e mbijetuara e fundit e njohur e poliomelitit në SHBA, vdes në moshën 78-vjeçe

13/07/2026 Lajme

Reagoi për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, nëna thotë se u përball me presion dhe iu kërkua raport

13/07/2026 Lajme

BE-ja pritet të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13/07/2026 Lajme

Tragjedi në Angli: 4-vjeçarja humb jetën në spital pasi u përplas nga një automjet

13/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.