Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keni shtuar peshë gjatë dimrit? Është koha për ushqime detoks

Femina 13/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse ndjen se ke marrë disa kile më shumë në dimër, ndoshta është momenti i detoksifikimit. Por nuk bëhet fjalë thjesht për heqjen e peshës, por të ndihmosh trupin të rigjenerohet dhe të marrë energjitë më të mira.

Për këtë ka disa ushqime që kanë fuqi të madhe detoksifikues. Hapi i parë është eliminimi për pak kohë i alkollit, sheqernave dhe karbohidrateve të rafinuara dhe të bësh rregullisht një aktivitet fizik.]

Ja disa ushqime detoks që nuk duhet t’ju mungojnë:
Limoni
Është aleati më i mirë nëse dëshiron të çlironi toksinat. Niveli i lartë i vitaminës C ndikon në djegien e yndyrnave dhe pastrimin e trupit. Mund të përdoret me perimet, peshkun apo mishin, apo për t’i dhënë shije sallatës së frytave. Por idelae është ta shtrydhësh dhe ta pish në mëngjes me një gotë ujë, pa i shtuar sheqer.

Frutat e freskëta të stinës
Të mirat e frutave janë të pafundme, prandaj duhen konsumuar bashkë me perimet rreth 5 racione në ditë.

Ananasi
Mjaft i njohur për vetitë e tij diuretike dhe detoksifikuese. I pasur me vitamina B dhe C dhe kripërat minerale si magnezi. Mund të hahet i freskët ose në formën e lëngut të koncentruar.

Shega
I pasur me flavenoidë, dhe me mjaft fuqi antioksidante, si dhe me një numër vitaminash si A, C, E, acid folik dhe hekur. Simbol i mirëqënies dhe i fertilitetit.

Perimet me gjethe jeshile
Janë ideale në fakt të konsumohen siç janë, por për alternativë mund të gatuhen në avull ose ujë të nxehtë në kohën më të vogël të mundshme për të mos humbur substancat e mira. Klorofili në veçanti është i çmuar për detoksifikim të trupit, në veçanti të aparatit tretës.

Angjinarja
Është një aleat i shëndetit të mëlçisë, i pasur me yndyrna tipike të dimrit. Ajo përmban “cinarinë”, një substancë që lehtëson tretjen. Ai nuk kërkon gatim të veçantë, por është pak i mërzitshëm në pastrim për të hequr gjembat dhe gjethet. Por shija e tij të kompenson mundimin.

Mielli integral
Është më i preferuar se ai i rafinuar, i pasur me fibra dhe substanca antioksidante që rrisin metabolizmin dhe djegin yndyrnat.

Farat e linit
Të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e stomakut dhe zorrëve. Përmbajnë edhe Omega 3, acidet e vlefshme yndyrore, aleatë të një shëndeti të mirë dhe kanë efekt kundërmoshë.

Uji
Është substanca më e thjeshtë dhe thelbësore për të “larë” organizmin tonë të brendshëm, për të eleminuar lëngjet e tepërta dhe për të qënë të hidratuar. Është mirë të konsumohet sasi e madhe në mëngjes, dhe sidomos larg vakteve gjatë ditës.

Artikulli paraprakDuhani mbetet një nga shkaktarët kryesor të kancerit
Artikulli i rradhës Festa e djegies së fustanit të nusërisë (Foto)

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.