Kur themi “Që nesër filloj dietën”, e besojmë vërtetë. Por ndodh që në 24 orët e ardhshme të humbin vullnetin dhe dëshirën për të vënë rregull?
Kur e thua një gjë të tillë je e bindur që kjo është dita e fundit e lirisë për të shijuar ushqimin e preferuar. Ndihemi gati të provojmë një regjim të ri që do na bëjë të jemi perfekte për verën.
Por në fakt nuk ndodh kështu.
Ditën tjetër zgjohemi me qëllime të mira por premtimi “Epo mirë, rëndësi ka të hamë pak më mirë…” zhduket. Dhe kjo ndodh për katër arsye të vetme.
Na pëlqen vetja kështu siç jemi
Vullneti për të filluar një regjim të ri ushqimor mund të vijë nga jashtë, nga modelet që na imponon shoqëria, apo evente që mund të kemi muajt e ardhshëm dhe duhet të jemi në formë.
E vështirë të ndryshosh zakonet
Mund të keni pjatën tuaj të preferuar që e gatuani çdo javë. Ose ushqimin që hani në mënyrë ciklike por e dini që duhet të ndërroni zakon sepse nuk është një regjim korrekt ushqyes. Automatikisht mendoni se do ju mungojnë, se nuk doni të braktisni shijet tuaja të preferuara dhe me këtë mendim bllokoni fillimin e dietës.
Ushqimi ka efekt ngushëllues
Ushqimi ka efekt ngushëllues për personat që e kanë të vështirë të ndahen nga ushqimet që i ngrenë humorin.
Të tilla si çokollata në fakt, përmbajnë neurotransmetues të quajtur serotonina, ndryshe hormoni i humorit, që vepron në sistemin tonë nervor qëndror. Kjo substancë të ndihmon të lësh pas krahëve një ditë të vështirë, dhe në atë ditë kur vendosni të nisni dietën, pak çokollatë fondente i bën mirë shpirtit dhe nuk do të prekë trupin tuaj.
Nuk ka njohuri
Ka mjaft programe televizive, blogje, artikuj që shpjegojnë në mënyrë të detajuar pasojat e një ushyerje jokorrekte. E vërteta është në fakt se nuk jemi të vëmendshëm.
Janë biseda për të cilat kemi njohuri sipërfaqësore, por që mendojmë se i njohim mirë dhe shpesh shmangim pjesët më të rëndësishme. Rreziku për të dëgjuar me vëmendje ekspertët e ushqimit është fillimi serioz për dietën dhe të marrim në konsideratë që të hamë në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndosh është një e vërtetë e rëndësishme, që lidh dietën me arsyet më kuptimplota se ato estetike.