Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse dalin puçrrat në fytyrë dhe ja si eliminohen

Femina 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë të shumta shkaqet që ju shkaktojnë puçrra në fytyrë. Për fat të keq, disa zakone të këqija mund të nxisin reaksione alergjike dhe irritime që si pasojë parashikojnë daljen e tyre pothuajse në të gjithë zonën e fytyrës

Më poshtë janë sjelljet me një rrezik të lartë që duhen shmangur për të pasur një lëkurë perfekte

Ekrani i smartphone­t

Ekrani i celularit është një “çerdhe” e panjohur bakteresh, ndaj ai është një nga elementët që e shkatërron më shumë lëkurën. Është mirë që telefonin tuaj ta pastroni me letër të posaçme antibakteriale.

Mungesa e vitaminës C

Mungesa e vitaminës C dobëson sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë i lejon bakteret që të “pushtojnë” edhe fytyrën. Pra ju prej mungesës së saj, jo vetëm që mund të sëmureni së brendshmi, por edhe së jashtmi. Zgjidhja është që të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C ose të kaloni disa minuta jashtë shtëpisë në prani të rrezeve të diellit, sigurisht duke i kushtuar vëmendje edhe mbrojtjes së lëkurës me një krem të posaçëm, po ashtu edhe buzëve.

Konsumimi i probiotikëve

Probiotikët bëhen shpesh ndihmë për kujdesin e lëkurës me probleme, por në të vërtetë, mund të ndodhë që disa lloje enzimash të stimulojnë prodhimin e baktereve, duke shkaktuar reaksione të ndryshme në fytyrë. Nëse kjo ndodh për një periudhë më shumë se dyjavore, është mirë që të ndryshoni produkt.

Uji i dushit

Disa lloje metalesh dhe mineralesh të gjendura në ujin e dushit tuaj mund të shkaktojnë reaksione të papritura për lëkurën. Vendosini dushit një filtër ose përndryshe bëjeni zakon larjen e fytyrës me ujë të distiluar.

Pirja e shumtë e kafesë

Kafeja ka një fuqi të madhe dehidratuese për lëkurën dhe për këtë, pirja e shumtë e saj, ashtu si alkooli, duhet eliminuar nëse dëshironi të keni një lëkurë pa probleme. Gjithashtu, përmbajtja e dëmshme e kafes (PH acid) mund të shkaktojë herpes.

Artikulli paraprakPse djersitemi?
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini për çrregullimet menstruale

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.