Një nënë e re nuk ka hequr dorë nga joga edhe një ditë përpara lindjes.
Ajo praktikonte ushtrime të vështira dhe thotë se kjo disiplinë bëri që dhimbjet e lindjes të zgjasnin vetëm për 10 minuta.
Randi Greene, 30 vjeçe nga Ohio, u dashurua me jogën 3 vite më parë.
Kur mori vesh se ishte shtatzënë, vendosi se do të vazhdonte të merrej me këtë disiplinë.
Sipas saj, fleksibiliteti i përfituar i ka bërë shumë mirë trupit gjatë shtatzënisë dhe pas saj.