Profesori Robert Kelly është paraqitur live në BBC për të folur rreth politikave të Koresë Jugore.
Por ai mezi është mbajtur i qetë në momentin kur në zyrën e tij hynë fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.
Fillimisht hyn vajza të cilën babai ngadalë e shtynë që të dal jashtë, por situata bëhet edhe më komike kur hyn fëmija tjetër.
Nëna mezi i tërheq jashtë zyrës, derisa profesori kërkon falje për këtë gjë. /Gazeta Shneta/