Këngëtarja Ciara, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka pësuar një aksident me veturë në LA.
Ajo ishte duke vozitur një Mercedes të bardhë të premten kur një Volvo u përplas në pjesën e përparme të veturës së saj përderisa ajo ishte duke u kthyer në një kthesë, raporton TMZ.
31-vjeçarja u shfaq e tensionuar dhe e mërzitur pas aksidentit, dhe po shtrëngonte gjoksin dhe shpatullat e saj, transmeton Gazeta Express.
Policia erdhi në vendin e aksidentit menjëherë, shton ueb-faqja. Ueb-faqja shton se as Ciara as shoferi nuk morën lëndime serioze.