Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diana flet me krenari për trupin e saj jo të përsosur: Mësoni edhe ju si ta respektoni veten tuaj!

Femina 13/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diana Veras pothuajse gjithmonë mund të gjendet me një gjerdan feminist rreth qafës së saj, një palë atlete dhe një fustan të hollë mëndafshi, por ajo që e karakterizon këtë modele mahnitëse 21 vjeçare, janë kaçurrelat e saj.

Kjo bukuroshe kishte tërhequr vëmendjen e Petra Collins vite më parë, kur ajo ishte duke punuar në një ngjarje të modës, duke i thënë se ishte shumë e bukur dhe duka ia kërkuar fotografitë e saj.

Ata kishin shkëmbyer numrat dhe Collins kishte fotografuar mënjëherë Diana-n për kopertinën e revistës, javën në vazhdim. Që atëherë ajo kishte mbledhur shumë fanse dhe rreth 200.000 ndjekës në Instagram ku edhe kishte marrë pjesë në kampanja të ndryshme.

eras kishte mësuar ta dojë trupin e saj dhe flokët me dredha, dhe një pasdite kishte përshkruar tërë veten e saj se si arrin ta bëjë këtë.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj personal?

Unë gjithnjë vishem me rroba më të gjera. E tërë kariera ime përqëndrohet në trupin tim dhe jo që unë turpërohem nga forma e trupit por që pëlqej mos të bëhem shkak që njerëzit të flasin rreth meje. I evitoj komentet të thonë shiko çfarë gjoksi ka, shih çfarë të pasme apo çfarëdo komentimi tjetër që vërtetë më mundon.

Kush është frymëzimi juaj?

Më pëlqen Rihanna sepse asaj nuk i bëhet vonë se çfarë mendojnë të tjerët. Shumica flasin keq për të, por unë gjithmonë iu them, mos u lodhni kot sepse ajo për momentin mund të jetë duke e shijuar kohën e saj.

Mbathja e preferuar e këpucëve?

Atlete nga Adidas ose Nike. Nuk mund të eci me take të larta.

Të flasim pak për flokët tuaj. Si i trajtoni ato?

I kam urryer flokët kaçurrela për një kohë të gjatë sepse kam dashur të jem një vajzë e bukur dhe për mua flokët dredha nuk më dukeshin si diçka e bukur. I kam drejtuar çdo ditë me hekur deri sa nuk i kam dëmtuar tërësisht. Tani jam e lumtur që i kam rikthyer në formën e mëparshme natyrale dhe thjeshtë flokët janë identiteti im që më karakterizon.

Si e perceptoni bukurinë nga brenda dhe jashtë saj?

Si një femër e re në shkollë të mesme, kam pasur zhvillim të madh trupor, me vithe të mëdha dhe gjoks të fryerë. Gjithnjë kam pasur komente nga meshkujt se isha e plotë, më injoronin pa masë dhe unë aq shumë isha e preokupuar nga fjalët e tyre saqë tentoja të ndryshoja për ta, shkruan femra.net.

Por, tani, kam kuptuar se kjo jam unë dhe se duhet ta dua trupin tim, pa marrë parasysh përmasave trupore është bukuria e brendshme ajo që na cilëson. Kur keni vetëbesim dhe siguri në vete nuk ju duhet asgjë tjetër.

A jeni ndjerë rehat gjatë pozimit me të brendshmet tuaja?

Uh, jo aspak, ishte një ferr i vërtetë. Ggjithmonë kam menduar se femrat që pozojnë me të brendshme janë të pavlerë.gjithmonë kam menduar se nëse do më shihnin meshkujt ashtu, do më quanin një prostitutë.

Si e keni tejkaluar këtë?

Ishte pranim i vetëvetes dhe dashuri e respekt për trupin tim. Sinqerisht, pash tek Amber Rose diçka që i thash vetes pse të mos jem edhe unë e lirë me seksualitetin tim? Gjithashtu kam marr mendime edhe nga meshkujt që më lehtësuan mendimin e pozimit pothuajse nudo.

Cilat janë disa prej brendeve tuaj të preferuar?

Gucci është më e pëlqyera ime. Gjithashtu më pëlqen Marc Jacobs dhe Adam Selman. Me Guccin ngjyrat janë aq të gjalla dhe më pëlqen çdo kombinim i tij.

Këshillat më të mira?

Mos e krahasoni kurrë karrierën tuaj me atë të dikujt tjetër. Nëse e bëni këtë, ju do të humbisni shumë shpejt personalitetin tuaj dhe do të përfundoni se çfarë bëjnë njerëzit tjerë me jetën e tyre. Asnjë femër nuk ka karrierë të njejtë. Asnjë femër nuk mund të zëvendësojë dikë tjetër. Nuk mund të ketë edhe një tjetër Naomi Cambell, por jo edhe një Diana tjetër!

Puna e ëndërrave tuaja?

Puna e ëndërrave të mia është Calvin Klein. Më pëlqen të jem në ndonjë billborad në SoHo. E dua tmerrësisht aq shumë!/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFemra kujdes, kështu rrezikoheni nga kanceri në vezore
Artikulli i rradhës 90% e nënave e bëjnë këtë gabim që i vë në rrezik bebet e tyre

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.