Vetë fakti që jeni në natyrë, qofshit duke e punuar oborrin, duke u stërvituar apo thjeshtë duke ecur, të gjitha këto e ngrisin disponimin, por t’i përlyeni duar në oborr është aq efektive në luftimin e depresionit, stresit dhe ankthit, saqë shpeshherë në spitalet psikiatrike përdoret shprehja “Terapi Hortikulture”.
Kështu që nëse ndiheni se niveli juaj i enërgjisë po zvogëlohet dhe jeni shumë të stresuar në punë, mbjelleni një kopësht të disponimit të mirë. Jo vetëm që do t’i gëzoni të mirat e një kopshti terapeutik por do të keni në dispozicion edhe vlerat ushqyese që këto bimë ofrojnë. Del të jetë që shumë perime dhe erëza janë të pasur me antidepresantë dhe minerale që e zbusin depresionin, transmeton Gazeta Shneta.
Panxhari Zviceran
Pse duhet ta hani: Të gjitha llojer e panxharit dhe rrepave kanë përplot magnez, një vlerë ushqyese esenciale për reaksionet biokemikale në tru. Ato gjithashtu e ngrisin nivelin e energjisë. Në fakt mungesa e magnezit është një gjendje e shpeshtë të njerëzit që vuajnë në depresioni klinik.
Si ta kultivoni: Panxhari është një bimë e fortë e cila edhe nëse mbjellet ne fund të verës, rritet deri në dimër. Gjeni një vend që ka një sasi të konsiderueshme të rrezeve të diellit; panxhari mund ta toleroj hijen, por më së shumti rritet nën diell. Mund të filloni t’i përdorni gjethet në momentin që fillojnë të paraqiten, por këputini ato nga jashtë – brenda që mos ta dëmtoni bimën.
Patatet e kaltra
Pse duhet t’i hani: Antioksidantët Antocianinë janë të rralla por të shijshme. Patatet e kaltra e reduktojnë inflamacionin që mund të qojë deri tek disponimi i keq. Lëkura e tyre përmban jodin që ndihmon të stabilizojë nivelin e hormonit tiroid, duke i larguar ndryshimet në disponim.
Si ta kultivojmë: Patatet janë kultura më e lehtë që mund të kultivohet. Mund t’i kultivoni edhe në një thes me dhe pa i përlyer duar fare. Për ta bërë këtë ju duhet të shponi fundin e dhesin për drenazhim dhe të vendosni atë diku nën diell. Mbjellni dy bërthama patatësh rreth 5 cm thellë dhe pritni për tre muaj që ato të rriten. Kur lulet fillojnë të dalin, derdhni dheun në thes dhe merrni patatet. Që të vazhdoni kultivimin deri në vjeshtë, ju duhet të mbjellni bërthama patatësh cdo 2-3 javë.
Domatina
Pse duhet t’i hani: Lëkura e domateve është e pasur me likopen, një vlerë ushqyese që ndalon ndërtimin e përbërsve të inflamacioneve të lidhura me depression. Pasi që ky nutrient gjendet në lëkurën e domateve, mënyra më e lehtë është që ta merret nga domantinat, sipërfaqja e lëkurës e të cilave është me e madhe se e domateve.
Si ta kultivoni: Domatinat janë zgjedhje e mirë për vazo pasi ato prodhojnë më shumë fruta se llojet tjera. Këto vazo duhet të jenë të mëdha, një duhet të mbajnë 15-20 kg dhe, e të vendosen në një vend me diell. Në qershor, gjeni disa fara të domatinave nëpër dyqane dhe tregje dhe mbjellni ato menjëherë me qëllim që rreshti i parë I gjetheve të jetë I mbuluar më dhe. Varësisht nga lloji që ju rrisni, domatimat mund të marrin 2-3 muaj deri të japin fruta.
Fasulet syzeza
Pse duhet t’i hani: Fasulet syzeza kanë nivelin më të lartë të acidit folik nga të gjitha perimet. Besohet se ky acid luan rol të rëndësishëm në krijim e dopaminës, serotoninës dhe norepinefrinës, të trija këto kemikate që I prodhon truri në të mungesë të të cilave ju mund të filloni të harroni, të jeni të shqetësuar dhe s’mund të flini.
Si t’i kultivoni: Fasulet syzeza kanë nevojë për vera të gjata me temperature prej 15-20 gradë celzius. Ato kanë nevojë për ditë dhe netë të ngrohta, shume diell dhe shume ujë. Pasi t’i mbjellni ato do të jenë gati të korren pas tre muajve. Mund t’I hani të freskëta ose t’i lini të thahen dhe t’i ruani që t’i hani gjatë dimrit.
Origano
Pse duhet ta hani: Origano është e pasur me acidin kafeik, kuercit dhe acidim rosmarinik, të gjitha këto përbërës të ushqimeve që luftojnë depresionin, plogështinë dhe ankthin.
Si ta kultivoni: Origano, si shumë erëza tjëra është I lehtë për kultivim. Bleni fara të këtsaj erëzë, futini ato në një vazo dhe ujitini sipas nevojës duke e lenë dheun e thatë në pjesët anësorë. Rritet më mirë në vazo, por kujdesuni që vazoja të jetë e madhe me diametër 30 cm, pasi kjo erëzë rritet shumë shpejtë.
Luledielli
Pse duhet ta hani: Farat e lulediellit janë burim i madh i antidepresantëve dhe amino acideve.
Si ta kultivoni: Luledielli sikurse diellit ka nevojë për sasi të rrezeve të tij. Mbjelleni një këndin e veriut të kopshtit tuaj që të mos i bëjë shumë hije luleve tjera. Mbjellni farat pas borës së fundit. Në fund të verës lulët do të fillojnë të rritet dhe farat piqen. Kur farat fillojnë të marrin ngjyrë të kaftë këputini dhe leni të teren. Nëse doni t’i hani, futini në një qese me ujë dhe kripë gjatë natës dhe pjekni për tri orë në 90 gradë.
Kamomilja
Pse duhet ta pini: Ka një arsye pse një gotë caji kamomilë ju ndihmonë të flini më lehtë. Njejtë si oregano, ajo është e pasur me acide që ndihmojnë në reduktimin e stresit.
Si ta kultivoni: Kamomilja gjermanë është më e mira për caj në krahasim më llojet tjera që kanë shije të idhët. Pasi që mund të egërsohet dhe ta mbulojë gjithë kopshin, preferohet që të kultivohet në vazo. Në një vazo të vogël mund të rriten degë deri në 10 cm të gjera dhe 10 cm të thella. Preferohet të lihet nën diell dhe të mbillet në fund të pranverës.
Aguliqja e mbrëmjes
Pse duhet ta hani; Aguliqja e mbrëmjes është teknikisht një lule e egër. Farat e saj kanë nivelin me të lartë të triptofanit – substancë që trupi juaj e përdor për prodhimin e serotoninës. Në vjeshtë kur lulja rritet, farat e saj fillojnë të mbushen. Merrni disa dhe shtoni ato në ushqimet tuaja të preferuara.
Si ta kultivoni: Aguliqja e mbrëmnjes është tolerantë ndaj thatësirës dhe mund të rritet në vazo dhe në tokë. Mund të gjeni variant të luleve nga ato me ngjyrë të kuqrremtë deri tetk ato me ngjyrë të verdhë. Mbjellni farat në 4 grupë. Ato fillojnë të lulëzojnë pas14-28 ditëvë.
Livando
Pse duhet t’i merrni erë: Kopshtet s’duhet të jenë të gjitha me bimë që hahen. Duke u bazuar në Universitetit e Marylandit Qendra Medicinale, tretmanet aromaterapeutike që përfshijnë livandon dhe disa barishtë tjera, përdoren si suplement kundër depresionit për shkak të aromës së tyre që është shumë relaksuese.
Si ta kultivoni: Mbjellni një farë të livandos në një vazo nga një material që merr frymë si për shembull terra-botta më dimension 15 cm i gjerë dhe 15 cm i thellë. Vendoseni vazon tuaj në një vend që ka shumë rreze të diellit; livandos i përshtaten ambientit e thata me përplot diell. Livando angleze përpos aromatik edhe hahet, në rast se ndjeni nevojë të shtoni lulë livando në ushqimin tuaj.
Lulja St. John’s Wort
Pse duhet ta pini: Barishtja më e njohur antidepresantë, St. John’s Wort, përmban përbërës të ngjashëm me ato që gjenden ne Prozak. Lulet dhe gjethet janë pjesa më e cmuar e kësaj bime dhe ato mund të pihen si caj që do të ju qetësojë dhe do t’ua ndreq disponimin. Nëse jeni duke përdorur medikamente për përdorimin e kësaj barishteje duhet të konsultoheni me farmacistin.
Si ta kultivoni: Kjo barishte konsiderohet si marihuanë ngase duhet të rritet në vazo dhe të mos lejohet të rritet përtej tyre. Është shume e lehtë ta kultivoni ketë barishte. Gjeni disa fara të saj dhe mbjellni ato në një vazo e cila është e vendosur pjerësisht ne diell dhe pjesërisht në hijë. Mbjellni këto fara në pranverë që në korrik të ketë gjete. Lulet nuk do të shfaqen deri në vitin e dytë të kultivimit të kësaj barishte. /Gazeta Shneta/