Ideja për një shtatzëni të vonuar, kurrë nuk ka qenë më mirë e analizuar.
Derisa është e mundur që një grua të lind fëmijë në moshën 50-vjeçare, madje ka ndodhur edhe në 66, megjithatë ekspertët thonë se kjo gjë i ka rreziqet e veta, shkruan USAToday, transmeton Gazeta Shneta.
“Çdo raport për një mrekulli me fëmijë, u jep grave një siguri të rreme. Biologjia nuk ka ndryshuar – ka ndryshuar teknologjia. Sa më e re të jetë nëna, aq më e shëndetshme do të jetë shtatzënia”, deklaron Tomer Singer, drejtor në spitalin e New York-ut.
Mjekët sugjerojnë se shtatzënia pas moshës 35-vjeçare është më e komplikuar për shkak të rrallimit të ovulacionit.
Poashtu, gratë në moshën 35-45 kanë shanse të abortit 20 deri 35 për qind, krahasuar me gratë nën 35 që mesatarisht kanë shanse të abortit rreth 15-20 për qind.
Por nëse një grua ngrinë vezët e saj para moshës 35, kjo do t’i rriste asaj mundësinë për të mbetur shtatzënë dhe për një fëmijë të shëndetshëm.
Kjo sugjerohet nga mjekët e fertilitetit, që gratë të shohin mundësinë e ngrirjes së vezëve apo embrionit. /Gazeta Shneta/