Edhe pse është një nënë e famshme, aktorja, Mila Kunis, bën gabime të rëndotma sic cdo nënë me fëmijën e saj.
E, një nga ato më të frikshmet ka të bëjë me maksikozën në makinë, transmeton Gazeta Shneta.
Në një intervistë për mediat amerikane, bukuroshja Kunis ka treguar për udhëtimin e saj me makinë me të bijën, Wyatt, teksa po shkonin ta takonin babanë e kësaj të fundit, Ashton Kutcher.
Gjithcka po shkonte mirë në rrugëtimin 2-orësh, derisa për një moment Kunis vëren se vajza 21-muajshe ishte shumë e qetë.
“Ajo ishte shumë e qetë dhe unë thash me vete: ‘T’ia hedh një sy me pasqyrë për t’u siguruar që gjithçka është mirë’. Dhe shikova, ajo ishte shumë e lumtur aty, por nuk ishte e lidhur!”, kujton Kunis.
Ajo e përshkruan këtë moment si shumë frikësues, pasi po voziste në një autosdradë me shumë qarkullim dhe vajzën e kishte pa rripin e sigurisë.
“Unë bëra e bardhë”, thotë Kunis, duke kujtuar këtë rast. Por, një gabim i tillë është i zakonshëm te shumë nëna.
Sipas studimeve, një në tre nëna harron që t’ia vë rripin e sigurisë fëmijës prapa. E, në disa raste, një harresë e tillë ka qenë fatale. Andaj nëna, rrini syqelë gjatë udhëtimeve me fëmijët tuaj! /Gazeta Shneta/