Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjërat që duhet t’i dini për pastrimin e bebeve

Këshilla për shtatzëna 29/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që të pastroni fëmijën tuaj, përveç një vaskë plastike dhe ujë të ngrohtë juve ju duhet:

Një dush i lehtë

Bokall me ujë të vakët

Pelenë për vaskë

Sfungjer, peshqir për pastrim

Peshqir për tharje të foshnjes

Menjëherë pas pastrimit, foshnjën duhet ta vishni dhe ta përgatitni për gjumë, e për këtë gjë ju duhet:

– krem për fërkimin e prapanicës

– pelenë e pastër, grykore apo pizhama të pambukut

– brushë

– përzierje me vitaminë D

Në cilën pozitë duhet të jetë foshnja gjatë pastrimit?

Derisa të bjerë mbështjellësi i kërthizës, foshnja pastrohet duke e mbajtur në dorë dhe nën rrjedhën e ujit, foshnjën e mbani në krah me pelenën mbi kërthizë derisa mbështjellësi i kërthizës të bjerë foshnja duhet të pastrohet nga një motër medicinale. Më pas foshnja mund të lahet duke e mbajtur në krahë, në shpinë dhe me kokën ngritur.

Frikohem nga pastrimi i foshnjës ngaqë kërthisa nuk i ka rënë ende, çfarë të bëj?

Foshnja duhet larë në krahë, nën rrjedhën e ujit, në krahë ndodhet barku i foshnjes. Kërthiza është mirë të jetë e mbështjellë, pasi të përfundoni me pastrimin e heqim mbështjellësin dhe e pastroni vendin me fashë të sterilizuar dhe me jod.

Si pastrohen foshnjet femra në pjesën e gjenitaleve?

Gjenitalet tek foshnjet pastrohen nga para- prapa, në drejtim të prapanicës. Shtresa e bardhë në gjenitale, që vërehet në muajin e parë është mbështjellës që mbron lëkurën andaj edhe nuk duhet hequr.

Si pastrohen foshnjet meshkuj në pjesën e gjenitaleve?

Penisi pastrohet nga anash, ndërsa në pjesën e kokës nuk ka shumë nevojë pasiqë ajo është e mbrojtur nga lëkura. Lëkurën e tërheqim ngadalë derisa të ndjejmë rezistencë dhe e pastrojmë pjesën e brendshme të saj.

Çfarë të bëj nëse foshnja qan gjatë pastrimit?

Mendohuni a e keni gjetur kohën e duhur, ndoshta foshnja është e lodhur dhe e papushueshme apo e uritur. Provoni disa nga gjërat e mëposhtme:

Zhvendoseni kohën e pastrimit për gjysëm ore më parë dhe ushqejeni foshnjen.

Flisni dhe qeshuni me foshnjen derisa e pastroni.

Ndoshta jeni nervoze dhe jeni e ashpër në lëvizje, provoni të jeni më e butë, më e relaksuar, këndoni apo lëshoni muzikë gjatë procesit.

Provoni të laheni së bashku, afërsia dhe ngrohtësia e trupit tuaj do e relaksojë foshnjen.

Edhe nëse ende qan foshnja, zhvendoseni pastrimin disa ditë dhe pastrojeni vetëm me sfungjer të sapunosur. Pas dy-tri ditëve provoni përsëri, këtë herë le ta pastrojë i ati, ju vetëm asiston.

Artikulli paraprakMos e leni kurrë natën Wi-Fi të lëshuar
Artikulli i rradhës Aplikacioni që i vë bebet në gjumë, shkarkojeni në telefonin tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.