Q May Chen është një vajzë që vuan nga kanceri i gjirit, e cila ka realizuar ëndrrën e saj më e madhe duke veshur fustanin e nusërisë, edhe pse pa një dasmë të vërtetë.
“Kur jeta të përballë me një rast të tillë, ti ndihesh sikur nuk ke më kohë. Përpara prisja që dikush të shfaqej dhe të më ndihmonte që të realizoja ëndrrat e mia, përfshirë fotografitë e dasmës. Tani vendosa që ti realizoj vetë dhe zgjodha 4 fustane, modelet e flokëve dhe bizhuteritë. Ata më sugjeruan që të bëj fotot në studio, por unë doja që gjithçka të dukej si martesë e vërtetë.”, tha 24-vjeçarja për BBC.
Kështu, Q May Chen mori një makinë dhe shkoi të bënte fotot në vende të ndryshme.
“Kur vesha fustanin e dasmës, isha aq e lumtur sa fillova të qaj. U ndjeva sikur më në fund plotësova ëndrrën që kisha prej shumë vitesh.” – shtoi ajo.
Vajza nga Taiwan-i duhet të shkojë në spital tre herë në javë për të marrë injeksione dhe të bëjë kimioterapi, ndërkohë që ka treguar se ka vështirësi në lëvizje dhe flokët i kanë rënë tërësisht. Ajo ka marrë mbështetjen e shumë njerëzve për historinë e saj dhe thotë se kërkon ti frymëzojë të gjithë që të realizojnë ëndrrat e tyre, edhe nëse nuk janë në një shëndet të mirë.




/oranews.tv/


