Miliona gra vuajnë nga një problem shëndetësor, por nuk flasin për shkak se kanë turp.
Një nga gjinekologet më të njohura në botë, Geetha Venkat tha se shumë gra janë të prekura nga vaginizmi, por pavarësisht se është shumë i përhapur si problem, shumë pak flitet për të.
Ky çrregullim nënkupton që muskujt e vaginës shtrëngohen në mënyrë të pavullnetshme.
Këto njihen ndryshe edhe si sulme paniku vaginal..
“Statistikat tregojnë se vaginizmi nuk është i rrallë dhe është shumë i trajtueshëm me kujdesin dhe mbështetjen e duhur.
Duhet kërkuar ndihmë pasi kjo është vitale për ju,” tha gjinekologia e njohur.
Vaginizmi pengon seksin, futjen e tamponëve, por edhe vizitat tek gjinekologu.
Shumë nga pacientet e saj vijnë nga ambiente ku vlerësohet shumë virgjëria dhe seksi konsiderohet i pistë.
Ajo thotë se vaginizmin e shkaktojnë faktorë psikologjikë, por edhe fizikë.
Përveç vizitës tek një terapist seksi, ky problem zgjidhet me disa lubrifikantë natyrorë.