Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët kinezë mbi kujdesin për lëkurën

Femina 21/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A e dini se lëkura jo e freskët apo flokët e pashëndetshëm shkaktohen nga qarkullimi i dobët i gjakut? Nëse doni që të jeni të shëndetshme dhe të bukura mos e injoroni këtë rol.

Teoria e Mjekësisë Tradicionale Kineze (MTK) e vë theksin tek forcimi i energjisë chi dhe i ushqimit të gjakut si shumë të rëndësishëm për organet e brendshme. Fjala “anemi” përdoret nga mjekësia perëndimore ndërsa mjekësia kineze e quan “mungesë gjaku”. Anemia përcaktohet nga ulja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut ose nivelit të hemoglobinës (substancë me ngjyrë të kuqerremtë e cila përmban sasi hekuri dhe gjendet tek rruzat e kuqe të gjakut dhe luan një rol të rëndësishëm në transportimin e oksigjenit në organizëm.)

Ajo cilësohet edhe si ulje e aftësisë së gjakut për të bartur oksigjen. Personat që vuajnë nga mungesa e gjakut janë zakonisht të zverdhur në fytyrë. Ata gjithashtu ndihen të lodhur dhe kanë probleme me frymëmarrjen. Megjithatë, edhe pse nuk mund të vuani nga anemia, ka disa që kanë përsëri problem me “mungesa gjaku”.

Sipas teorisë së MTK-së, vlerat e larta ushqyese dhe qarkullimi i mirë i gjakut janë shumë të domosdoshme për rritjen e thonjve. Prandaj nëse ata janë të dobët, do të rriten më ngadalë. Nëse kequshqeheni trupi juaj do të “ndërpresë” furnizimin me elemente ushqyes në thua, flokë dhe lëkurë, për të garantuar furnizime me lëndë ushqyese për organet e brendshme, sidomos për zemrën, trurin dhe veshkat. Prandaj, shkaku kryesor i një lëkure të fishkur dhe me problem mund të vijë nga mungesat e gjakut.

Shumë femra, veçanërisht flokët e të cilvae janë të thata ndjejnë më shumë ftohtësinë. Zakonisht ato kanë ftohtë, sidomos nga gjymtyrët në stinën e dimrit. Po pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se njerëzit që kanë mungesë hekuri në organizëm janë më pak tolerantë ndaj të ftohtit.

Sipas specialistëve të ushqimit, një grua duhet të marrë 18 miligramë hekur çdo ditë. Ata që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit duhet të hanë më shumë ushqime që përmbajnë hekur si mëlçia, mish qengji, viçi, peshk, vezë, kërpudha të zeza, qumësht, fasule dhe perime të gjelbra.

Nëse vuani nga anemia duhet të hani më tepër spinaq, kikirikë, fara lotusi, mish pule, derri dhe tranguj deti, ushqimi është një nga mënyrat më të mira për të nxiturqarkullimin e gjakut. Për më tepër, konsumoni fruta si rrush dhe hide.

Për të forcuar emergjinë chi dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut duhet të flini rreth orë 11 në mbrëmje.

Gjithashtu, teoria e MTK-së shpjegon se edhe humori ka ndikim të madh në funksionimin e zemrës. Kur jeni në humor të mirë, energjia chi dhe gjaku qarkullojnë normalisht. Megjithatë, nëse ndiheni të stresuar ose në depresion do të kemi bllokime në trup.

Pa harruar edhe ushtrimet çdo ditë, por jo të dërrmoheni. Për shembull, dilni për një shëtitje 20 minuta pas buke. Qarkullimi i mirë i gjakut do të na ndihmojë edhe me përmirësimin e funksionimin më të mirë të shpretkës dhe stomakut.

6 teknika kineze për parandalimin e plakjes

Kinezët përdorin 6 teknika të thjeshta çdo ditë për të stimuluar pikat e

akupunkturës, të cilat lidhen me organet e brendshme. Masazhi jo vetëm ju shlodh, por ka aftësi të balancojë emocionet tuaja dhe të shërojë organet e brendshme.

1. Fërkoni duart

Fërkoni duart me njëra-tjetrën lehtësisht dhe ngadalë për 10 herë. Më pas ndërthurini gishtat dhe tërhiqni duart 3 herë.

Ky lloj masazhi përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon rrudhat në fytyrë.

2. Fërkoni ballin

Me gishtat tregues shtypni ballin tek zona e tëmthave. Mund të fërkoni edhe vetullat. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.

Ky masazh ju qetëson kokën, redukton stresin dhe ankthin, përmirëson gjumin dhe parandalon rrudhat.

3. Fërkoni veshët

Fërkoni veshët. Përsëriteni këtë 5 herë. Mirë është të hiqni vathët përpara masazhimit të veshëve.

Ky masazh ju forcon veshkat, mesin dhe përmirëson funksionin e mëlcisë, redukton titinusin dhe shërben për një dëgjim të mirë.

4. Fërkoni stomakun

Vendoseni të gjithë pëllëmbën e dorës tek abdomen. Bëni lëvizje rrethore 5 herë në drejtim të akrepave të orës dhe 5 herë në drejtim kundër orar.

Ky masazh përmirëson tretjen, lëviz zorrët dhe pastron toksinat dhe mbetjet e tjera në stomak dhe zorrë. Mund të ndihmojë edhe për rënien në peshë.

5.Fërkoni shputat e këmbëve me gisht

Përsëriteni këtë masazh 10 herë në ditë. Ai shlodh këmbët, i bën mirë mesit dhe forcon veshkat , parandalon dementian, forocon imunitetin dhe lufton pagjumësinë.

6. Fërkoni skalpin me majat e gishtave

Përdorni gishtat e duarve për të masazhuar skalpin me një kohëzgjatje 1 minutë. Ky masazh do të largojë tensionin dhe presionin në kokë. Ju qetëson mendjen dhe shton qarkullimin e energjisë në kokë, duke ndihmuar në rritjen e shëndetshme të flokut, parandalon tensionin e larte te gjakut dhe ul riskun për goditje ne tru.

Ndërkohë që bëni masazhin duhet t ë keni parasysh:

-Merrni frymë natyralisht.

-Jini në pozicion të rehatshëm.

-Evitoni temepraturat shumë të larta apo shumë të ulëta

-Mos bëni masazh kur jeni duke ngrënë apo pas buke.

-Pas masazhit bëni 30 minuta pushim dhe konsumoni një gotë me uje te ngrohtë.

-Nëse jeni të sëmurë mos bëni masazh ose pas operacionit apo gajtë shtatzënisë.

-Nëse mund të bëni këto teknika cdo ditë shëndeti juaj do të përmirësohet shumëdhe do të jetoni një jetë të gjatë e pa probleme/CRI

Artikulli paraprakFëmijë të shëndetshëm duke i ushqyer si japonezët
Artikulli i rradhës Sa kushton aborti në Kosovë dhe deri në cilën javë të shtatzënisë lejohet të bëhet?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.