Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon diabeti tek bebja gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 25/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e shtatzënave me diabet gestacional do të kenë bebe të shëndetshme në lindje nëse diabeti i shtatzënisë diagnostikohet në kohë. Kjo sepse nivelet e glicemisë (glukoza në gjak) do të mbahen në kontroll.

Në rast të kundërt, nivelet e larta të glukozës do të kalojnë placentën dhe do të hyjnë në qarkullimin e gjakut të bebit. Kjo do të rrisë rrezikun që bebi të rritet në peshë përtej normës (bebe makrozom).

Një bebe e madhe mund të vështirësojë lindjen dhe për pasojë të rrisë rreziqet për komplikacione serioze.

Në raste të rralla (ekstreme) këto komplikacione mund të sjellin vdekjen e bebit gjatë lindjes. Një tjetër komplikacion është edhe polihidramnios (sasi më e madhe se norma e lëngut amniotik – ujrave të bebit).

Prandaj është e rëndësishme që nivelet e glukozës të mbahen në nivelet normale. Si ndikon diabeti i shtatzënisë në momentin e lindjes?

Diabeti i shtatzënisë mund të shfaqë shpesh komplikacione gjatë lindjes. Ndër komplikacionet që mund të shkaktojë ai, përmendim: Lindje premature (para kohe). Zgjatje të aktivitetit të lindjes. Vuajtje fetale (suferincë fetale) kronike apo edhe akute (psh gjatë lindjes). Laceracione cervikale / vaginale / vulvare të nënës gjatë lindjes.

Hemorragji postpartum. Distoci të shpatullave. Për të shmangur shumicën e këtyre komplikacioneve, shpeshherë indikohet lindja me stimulim kur bebi ka mbushur 38 javë apo lindja me operacion cezarian.

Si ndikon diabeti i shtatzënisë pas lindjes së bebit?

Bebi i sapolindur mund të shfaqë hipoglicemi (ndërkohë që trupi i tij mundohet të prodhojë sasinë e duhur të insulinës) dhe ikter. Mund të jetë e nevojshme që nivelet e glicemisë së bebit të monitorizohen për disa ditë në njësinë e neonatëve (kjo nuk do të thotë që bebi ka ndonjë problem serioz). Gjithashtu, në rast se lindja ka ndodhur para kohe, atëherë mund të të jetë e nevojshme që bebi të kalojë në njësinë e neonatëve për disa ditë përpara se t’i besohet përfundimisht nënës. Bebet e lindura nga nëna me diabet gestacional janë më të rrezikuar të shfaqin obezitet dhe diabet tip 2 gjatë jetës së tyre.

A do të vazhdojë diabeti edhe pas lindjes?

Kërkohet gjithnjë një kontroll tjetër i glicemisë pas 6 javëve nga lindja. Në shumicën e rasteve glicemia do të jetë normale. Megjithatë në 20% të lehonave pas një shtatzënie me diabet gestacional, diabeti në të vërtetë ka qenë instaluar që përpara shatzanisë. Kështu që një pjesë e tyre do të kenë diabet edhe 6 javë pas lindjes.Gazeta Shëndeti.al

 

Artikulli paraprakFjala e fundit e viktimës 8-vjeçare të sulmit në Manchester, përloti botën
Artikulli i rradhës 10 arsyet pse mund të keni gjakderdhje pas seksit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.