Mjekët u tronditën, pasi një grua 42 vjeçare lindi 11 fëmijë të shëndetshëm. Të gjithë qytetarët e Indiana-s po e konsiderojnë këtë gjë si mrekulli!
Sipas raportit të spitalit, Mariya Fernandes, lindi pas vetëm dy ore në sallën e operacionit 11 fëmijë, që të gjithë në gjendje të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.
Fernandez dhe burri i saj thonë se kishin probleme me konceptimin, kështu që vendosën t’i nënshtroheshin fertilizimit in vitro (IVF). Nga habia e tyre, ata morën më tepër fertilizim se sa që kishin shpresuar.
Gjashtë nga 11 djemtë thuhet të jenë binjakë dhe të gjithë peshojnë në mes 0.5-1 kg. Ata janë aktualisht në gjendje të qëndrueshme në njësinë e kujdesit intensiv neonatal në Spitalin e Riley Children’s.
Mjekët ishin të tronditur nga fakti se si një grua mund të lind 11 fëmijë pa seksion cezarian. Dr. William Roberts tha:
“Fëmijët dilnin një nga një nga vagjina e nënës. Koha që i morri asaj t’i lindte të 11-të fëmijët ishte vetëm 37 minuta!”
Stafi i spitalit thotë se ata kanë kontaktuar Librin Guinness të Rekordeve Botërore për t’i furnizuar ata me këtë informacion, duke i bërë Mariya Fernandes dhe familjen e saj të regjistrohen në Guinness gjatë edicionit të vitit 2015./Gazeta Shneta/