Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 këshilla për një shtatzëni të shëndetshme nga Dr Drita Kabashi

Këshilla për shtatzëna 01/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doktoresha e specializuar në Gjermani, Dr Drita Kabashi, u sjell 10 këshilla me vlerë për një shtatzëni të shëndetshme dhe të lumtur.

Nga ushqimet deri te ushtrimet, shfrytëzojeni këtë kohë për t’i bërë mirë vetës dhe fëmijës suaj.

1.Qëndroni të shëndetshme gjatë shtatzënisë

Nëse jeni duke menduar për t’u mbetur shtatzënë – ose nëse jeni tashmë – ju ndoshta i dini disa nga bazat rreth kujdesit për veten dhe fëmijën. Pirja e duhanit kurrsesi nuk është e tolerueshme gjatë shtatzënisë. Bëni pushim. Këtu ka më shumë këshilla, nga marrja e vitaminave në atë çfarë duhet të bëni me mbeturinat e kotelet, që mund të ndihmojnë në sigurimin e një shtatzënie të sigurt dhe të shëndetshme. Qëndroni larg pijeve energjetike, nuk ju bëjnë mirë. Sa i përket gjumit, përdorni jastëk poshtë barkut.

2.Merrni vitamina para lindjes

Edhe kur jeni ende duke u përpjekur të konceptoheni, është e mençur të filloni të merrni vitamina prenatale. Kordoni nervor i foshnjës – në të cilin bëhet truri dhe palca kurrizore – zhvillohet brenda muajit të parë të shtatzënisë, prandaj është e rëndësishme që nga fillimi të merrni ushqyes thelbësorë, si acidi folik, kalciumi dhe hekuri.

Vitaminat prenatale janë të disponueshme në barnatore, të cilat mund t’i merrni me përshkrimin e mjekut tuaj. Nëse marrja e tyre ju bën të ndiheni të paqëndrueshme, provoni t’i merrni ato gjatë natës ose me një dozë më të lehtë. Çamçakëzit dhe karamelet e tjera mund të ndihmojnë më pas gjithashtu.

3.Bëni ushtrime

Qëndrimi aktiv është një domosdoshmëri për shumicën e nënave. Ushtrimi i rregullt do t’ju ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj, të përmirësoni qarkullimin e gjakut, të përmirësoni disponimin tuaj dhe të flini më mirë.

Joga, noti dhe ecja janë të gjitha aktivitete të mëdha për shumicën e grave shtatzëna, por duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë program stërvitje. Qëllimi është të ushtroni 30 minuta në ditë.

4.Praktikoni ushtrimet ‘Kegels’

Ushtrimet ‘kegels’ forcojnë muskujt e legenit, të cilat mbështesin fshikëzën, zorrët dhe mitrën tuaj. Kjo stërvitje e thjeshtë mund të ndihmojë në lehtësimin e lindjes tuaj dhe parandalimin e problemeve të mëvonshme. Ja se si duhet t’i bëni ato:

– Praktikoni shtypjen sikur po ndaloni rrjedhjen e urinës.

– Mbajeni për tre sekonda, pastaj relaksohuni për tre sekondat e ardhshme.

– Përsëriteni 10 herë.

5.Hani ushqime të pasura me acide folike

Acidi folik është thelbësor për zhvillimin e duhur të tubit nervor të foshnjës dhe është jetësore për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Edhe para se të zbuloni se jeni shtatëzënë, është e mençur të filloni të hani shumë ushqime të pasura me acid folik, të tilla si drithërat e fortifikuara, shpargu, portokalli dhe lëngu i tij.

6.Rimbushuni me fruta

Shumica e mjekëve rekomandojnë limitimin e kafeinës gjatë shtatzënisë, pasi ajo mund të ketë efekte të dëmshme për ju dhe fëmijën. Frutat e tilla si bananet dhe mollat mund t’iu ndihmojnë në ngritjen e niveleve të energjisë, që nënkupton se janë të domosdoshme gjatë shtatzënisë.

  1. Përdorimi i peshkut

Në një studim të vitit 2007 mbi 12,000 fëmijë, hulumtuesit zbuluan se të rinjtë, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kishin ngrënë peshk gjatë shtatzënisë, kishin inteligjencë më të lartë, plus aftësi më të mira motorike dhe komunikuese, sesa ato nënat e të cilëve nuk kishin ngrënë peshk. Shkencëtarët thonë se kjo është për shkak se peshku është i lartë në omega 3, një lëndë ushqyese kritike për zhvillimin e trurit. Disa lloje të peshkut përmbajnë mërkur, andaj kujdes.

Për të qenë më specifik, FDA rekomandon që gratë shtatzëna të hanë jo më shumë se 340 g peshk në javë. Merrni ton të konservuar, karkalec, salmon ose mustak.

8.Përdorni kremëra mbrojtës ndaj diellit

Të qenit shtatzënë e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit, kështu që ju jeni më të prirë të digjeni nga dielli dhe kloasma (njollat e errëta dhe të mprehta që ndonjëherë shfaqen në fytyrë). Aplikoni kremëra mbrojtës me një SPF prej 30 ose më të lartë, si dhe vishni kapele së bashku me syze dielli. Ndërsa asnjë studim nuk vërteton se kalimi i kohës në shtretër për rrezitje mund të dëmtojë fëmijën tuaj, Shoqata Amerikane e Shtatzënisë rekomandon që t’i shmangni ato gjatë kohës që jeni shtatzënë.

  1. Jeni të vetëdijshme kur ta vizitoni mjekun

Të qenit shtatzënë mund të sjellë konfuzitet, sidomos nëse është hera e parë. Si e dini se cila është e zakonshme dhe cili nuk është? Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duhet ta vizitoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto simptoma:

– Dhimbje të çdo lloji

– Dhimbje të forta

– Kontraktimet në intervale 20-minutëshe

– Gjakderdhje vaginale ose rrjedhje e lëngjeve

– Marramendje ose zbehje

– Shkurtesa të frymëmarrjes

– Dridhje të zemrës

– Përzierje të vazhdueshme dhe të vjella

– Probleme në ecje, edemë (ënjtje e nyjeve)

– Zvogëlimi i aktivitetit të fëmijës

10.Kënaqni vetën

Ju mund të mendoni se jeni e zënë tani, por sapo fëmija të lind, do të keni edhe më pak momente të çmuara për veten tuaj. Dëgjimi i muzikës, ecja gjatë natës apo edhe aktivitetet fizike në përgjithësi do t’iu bëjnë që ta largoni stresin, gjë që është e mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh nëse lini gjysmë limoni pranë shtratit?
Artikulli i rradhës Disa nga gjërat që ju shkaktojnë rënien e flokëve, për të cilat nuk e keni ditur më parë

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.