Në qoftë se nëna është e stresuar për një periudhë të gjatë kohore gjatë shtatzënise, hormonet e këtij stresi do të rriten në lëngun amniotik, zbulojnë një grup studiuesish nga Universiteti i Cyrihut.
Megjithatë situatat stresuese që shfaqen në përditshmëri dhe nuk zgjasin shumë, nuk shkaktojnë efekte negative në zhvillimin e fetusit, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studiuesve zviceran, nënat të cilat vuajnë nga stresi për ditë apo muaj të tërë, rrisin rrezikun që foshnja e tyre të zhvillojë çrregullim mental apo fizik në vitet pas lindjes.
Këto çrregullime më së shumti janë ADHD ose sëmundjet kardiovaskulare, shkruan Sciencedaily.
Ndër të tjera, sa i përket këtyre situatave jo të këndshme për shtatzënat, psikologët këshillojnë të gjitha ato femra që ekspozohen në situata stresuese për një kohë të gjatë, të kërkojnë ndihmë nga terapistët për t’iu ndihmuar të përballojnë stresin më lehtë./Gazeta Shneta/