Sot do të flasim për një maskë super të lehtë në përgatitje, por, shumë të dobishme, kryesisht për femrat mbi 25 vjeç. Ka efekt, pastrues, hidratues, lëmues, mbushës, anti-rrudhë dhe ngritës lëkure njëkohësisht (tip lifting).
Përbërësit
1 lugë çaj xhel aloe vera
1 lugë çaj rozmarinë të freskët
1 lugë çaj vaj kanelle
Përgatitja
Si fillim grini e shtypni mirë rozmarinën e freskët. Në vijim përziejeni së bashku me përbërësit e tjerë derisa të krijohet një tip paste. Pastaj, aplikojeni në fytyrë (përveç pjesës së syve) dhe qafë (të pastër) duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Në fund shpëlahuni me ujë të bollshëm. Përsëriteni 1 herë në javë.