Kohët e fundit qumështi i sojës, bademit, dhe i orizit, ka filluar të pihet më shumë sesa qumështi i lopës. Por, sa e shëndetshmë është kjo zgjedhje për fëmijën tuaj gjatë rritjes?
Studimi më i ri, i publikuar nga American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se për çdo gotë qumështi tjetër përpos atij të lopës, fëmijët rriten 0.4 centimetra më pak sesa fëmijët të së njejtës moshë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatësia është një indikator i rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm të fëmijëve, citojnë studiuesit. Qumështi i lopës është burimi thelbësorë i fitimit të proteinave dhe yndyrave esenciale për zhvillim të duhur gjatë fëmijërisë.
Për realizimin e këtij studimi, autorët ekzaminuan shprehitë e më shumë se 5000 fëmijëve në moshën 1 deri në 3 vjet. Prindërit e tyre, u pyetën sesa gota qumësht lope konsumojnë gjatë ditës, dhe gjithashtu qumësht alternativ (soja, bademi, orizi).
92% e tyre ishin konsumues të qumështit të lopës, dhe 13% konsumues të qumështit alternativ. /Gazeta Shneta/