Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse gratë japoneze nuk shëndoshen kurrë dhe jetojnë më gjatë

Femina 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në 25 vjetët e fundit, gratë japoneze mbajnë vendin e parë si pjesa e popullsisë që jetojnë më gjatë në tokë sipas statistikave.

Ato jetojnë mesatarisht 84 vjeç ose më tepër dhe shumë rrallë shtojnë në peshë.
Naomi Moriyama në librin e saj Japanese Women Don’t Get Old or Fat (Gratë japoneze nuk mplaken ose shëndoshen), zbulon sekretet e një stili të shëndetshëm jete dhe të jetëgjatësisë së grave japoneze, duke i çuar lexuesit në botën e kuzhinës japoneze. Sipas saj, ushqimet të cilët ndihmojnë në humbjen e peshës janë pjesë e kuzhinës së përditshme japoneze dhe njerëzit japonezë i konsumojnë ato rregullisht.

Për shembull ata përfshijnë në menutë e tyre peshk, perime, çaj jeshil, alga deti, ushqime orizi me veti kundër mplakjes që inkurajojnë humbjen në peshë. Në përgjithësi, gratë japoneze hanë ushqime të gatuara në baza ditore të përbëra nga mishi i gatuar në skarë, tas me oriz, perime të gatuara, çaj jeshil, fruta dhe supë. A e dini se gratë japoneze konsumojnë rreth 10% të gjithë peshkut në botë, megjithëse përbëjnë vetëm 2% të popullsisë së botës?

Siç deklaron Moriyama, prindërit japonezë i mësojnë fëmijët e tyre të hanë gjithmonë ngadalë dhe të vlerësojnë çdo kafshatë. Për më tepër, një nga rregullat kryesorë në ushqyerjen japoneze është që të mos mbushin kurrë tërësisht të gjithë tasin dhe të mos hanë kurrë porcione të mëdha ushqimi. Veç kësaj, çdo ushqim serviret veçmas.

Në librin e saj, Moriyama shpjegon se kuzhina japoneze është e lehtë dhe praktike, sepse ushqimi përgatitet ngadalë dhe është në shumicën e rasteve i pjekur në skarë, i gatuar ose i zier me avull.

Ajo vazhdon të shpjegojë se në vend të bukës, gratë japoneze kombinojnë orizin me thuajse çdo ushqim dhe kjo është diferenca kryesore ndërmjet kuzhinës perëndimore dhe asaj lindore. Për mëngjes japonezët zakonisht konsumojnë çaj jeshil, oriz të zier me avull, tofu, supë, hudhra të njoma, vezë të fërguara ose një copë peshk.

Në anën tjetër, ato rrallë herë konsumojnë ëmbëlsira. Ato që hanë ëmbëlsira i konsumojnë në porcione të vogla. Kjo, jo sepse nuk e pëlqejnë çokollatën, akulloren, biskotat, etj., por sepse e ato e dinë se konsumimi i tepërt i këtyre produkteve ka efekte anësore negative. Moriyama thekson edhe rëndësinë e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik në popullsinë japoneze. Kështu, gratë në Japoni e praktikojnë shumë të ecurit, udhëtimin me këmbë dhe biçikletë.

Artikulli paraprakTesti i shtatzënisë po bëhet edhe përmes sheqerit, ja metoda
Artikulli i rradhës Komunikimi oral siguron rezultate më të mira për fëmijët me implantë kokakular

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.