Çiftet të cilat kanë fëmijë jetojnë shumë më gjatë, sesa çiftet të cilat vendosin që të mos kenë pasardhës, ka treguar një studim i realizuar në Danimarkë.
Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e grumbulluara nga 21.000 njerëz dhe kanë ardhur në përfundim se nënat që kanë fëmijë, janë katër herë më pak të rrezikuara nga sëmundjet në moshë të re, në raport me femrat që nuk lindin fëmijë.
Është interesant të përmendet se jetëgjatësia ishte më e shprehur te nënat sesa te baballarët.
Meshkujt që bëhen prindër janë dy herë më pak të rrezikuar nga sëmundjet në raport me meshkujt që nuk kanë fëmijë.