“Nga ky moment ju shpall shokë të ngushtë përgjithmonë, ndaj mund t’i shkëmbeni varëset” Ishin këto fjalët që mbushën me lumturi zemrën e një 5 vjeçareje skoceze, Eileidh, e diagnostikuar me neuroblastoma një sëmundje e pashërueshme !
Historia e vogëlushes së ëmbël që u “martua” me shokun e saj të ngushtë Harrison para pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit dhe duket se ka prekur të gjithë ata që kanë lexuar për këtë histori përrallash.
Duke mos i mbetur shumë ditë jetë, vogëlushja Eileidh kishte mbajtur shënim të gjitha dëshirat e saj në një listë në mënyrë që t’i realizonte sa ishte në kohë. Të martohej me shokun e saj të ngushtë ishtë ëndrra e saj më e madhe, ndaj askush nuk nguroi të organizonte për vogëlushen një ceremoni përrallore.
Të dy vogëlushët kishin një marrëdhënie magjike ndaj dhe ceremonia nuk kishte si të ishte ndryshe. Emblësirat, muzika, animatorët dhe lojrat bënë që ajo ditë të ishte më e bukura për vajzën e vogël!/Living.al/