Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja 7 gabimet trashanike që bëjnë femrat me reçipetat

Femina 26/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të qëndruarit përballë garderobës për të zgjedhur veshjen e duhur është kënaqësi më vete, por mund të shndërrohet në një makth të vërtetë nëse ju nuk gjeni asgjë për të veshur!

Një femër i kushton zgjedhjes së rrobave 37 minuta çdo ditë, por të brendshmet duket se nuk marrin as një minutë nga kjo kohë. (sigurisht po flasim për të përditshmen tonë dhe netët romantike bëjnë përjashtim). Më shumë se 87% të femrave bëjnë zgjedhjet e gabuara kur vjen puna tek të brendshmet, ndaj Living po ndan me ju gabimet më të zakonshme në mënyrë që t’i ndreqni sa jeni në kohë.

1. Zgjidhni masën e gabuar të reçipetave

Në mënyrë që të vishni reçipetat e duhura duhet të masni bustin çdo 12 muaj pasi gjatë koësaj kohe ju mund të bini në peshë ose të fitoni kilogramë. Ndonëse mund të dini masën e gjoksit, veç kupës duhet të dini dhe perimetrin e bustit dhe gjatësinë e duhur të rripave sipas shpatullave.

2. Shtrëngoni rripat e reçipetave në mënyrë që t’ju rrinë më mirë.

Nëse ju detyroheni t’i shtrëngoni tepër reçipetat, atëherë po vishni reçipetat e gabuara.

3. Sa shpesh duhet t’i lani reçipetat

Kur ishte hera e fundit që keni larë reçipetat? Një javë më parë? Një muaj, ndoshta? Reçipetat duhen larë çdo tre herë që ju i vishni.

4. Tharja

Për të brendshmet rekomandohet gjithmonë të thahen në temperaturë ambienti dhe jo në tharësen e lavatriçes, pasi gjatë këtij procesi mbathjet humbin elasticitetin dhe mund të prishen shumë më shpejt.

5. Zgjidhni pëlhurën e gabuar

Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në acarim të lëkurës e kruatje.

6. Si duhen larë reçipetat
Etiketat e reçipetave e thonë qartë që nuk duhet t’i lani me makinë larëse, por jo të gjitha femrat i shohin etiketat e veshjeve. Ju mund t’I lani me dorë, ose me makinë larëse me proces të shkurtër për rroba delikate.

7. A duhet të flini me reçipeta
Të fjeturit apo jo me reçipeta është zgjidhja juaj, por sa më shumë mbështesni indet e gjirit , aq më lartë do të qëndrojë gjoksi. Rekomandohen reçipetat sportive në mënyrë që mos t’ju shtrengojnë tepër./Vizion Plus/

Artikulli paraprakOrgazma e la një grua të paralizuar – ja shenjat paralajmruese
Artikulli i rradhës Ndikimet e konsumimit të alkoolit gjatë shtatzënisë tek fytyra e fëmijës

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.