Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurrsesi mos i anashkaloni këto shenja, mund t’iu shtyejnë drejt abortit

Këshilla për shtatzëna 27/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndër shkaqet për abort mund të përmendim:

Hemorragji vaginale

Gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë është shenja klinike më e shpeshtë që i detyron gratë shtatzëna t’i drejtohen mjekut. Gati 20% e shtatzënave kanë hemorragji vaginale gjatë kësaj periudhe, por vetëm gjysma e rasteve mund të përfundojë në abort. Shkak i parrezikshëm i hemorragjisë mund të jetë implantimi (vendosja përfundimtare) i vezës së fekonduar në mitër dhe në këtë rast gjakderdhja zgjat vetëm pak ditë dhe është në sasi të vogël.

Në raste të tjera ndodh për shkak të grumbullimit të gjakut nën dhomëzën e barrës, që zbrazet në formë hemorragjie të lehtë. Në shumicën e rasteve, kur ndiqen me korrektësi këshillat e mjekut obstetër, këto gjendje stabilizohen dhe shtatzënia vazhdon pa probleme. Por kur hemorragjia është në sasi të konsiderueshme, me gjak të kuq e koagula, e shoqëruar ose jo me dhimbje në fund të barkut, mund të jemi përpara një aborti tashmë të kryer. Megjithatë, çdo rast gjakderdhje vaginale konsiderohet si rrezik për abort të mundshëm.

Dhimbja e fortë në fund të barkut

Ajo në shumicën e rasteve shoqëron hemorragjinë vaginale. Jo çdo dhimbje e fundit të barkut është dhimbje që tregon një mitër të kontraktuar, që mund të shkaktojë abort. Është mjeku obstetër që e përcakton nëse gjendja është shqetësuese dhe nëse duhet të merren masa për t’u dominuar. Zakonisht dhimbjet janë me karakter rëndues, me intensitet të ndryshëm, nga të lehta deri në të forta dhe të ngjajnë me dhimbjet menstruale.

Pa shenja klinike

Ndodh që një shatzëni e tremujorit të parë të ndërpritet papritur dhe pa shenja të qarta paralajmëruese. Në këto raste, mund të konstatohet e shumta ndërprerja e të vjellave të mëngjesit ose e ndenjës së të vjellit, që deri para disa ditësh ishin të zakonshme për gruan shtatzënë. Kjo mund të bëhët shkas që ajo t’i drejtohet mjekut obstetër për një kontroll.

 

Artikulli paraprakNë QKUK arrin një pajisje e veçantë për gratë
Artikulli i rradhës ‘Sëmundja e mëngjesit ishte aq e rëndë, sa që nuk mund të kisha fëmijë në të ardhmen’

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.