Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ripërdorimi i shisheve të plastikës sjellë një sëmundje të tmerrshme tek femrat

Femina 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me temperaturat që vazhdojnë të rriten, duhet të konsumojmë sa më shumë ujë që të qëndrojmë të hidratuar. Por, nëse jeni nga ata personat që pëlqejnë të rimbushin shishet plastike çdo ditë, duhet të dini se po bëni më shumë dëme sesa të mira. Kjo ndodh sepse shishet plastike që ju vazhdoni t’i ripërdorni nuk janë bërë për t’u rimbushur – që do të thotë se ka mundësi që të lëshojnë kimikate dhe baktere të dëmshme.

Në veçanti shkencëtarët janë të shqetësuar në lidhje me substancën kimike Bisphenol A (BPA), që përdoret në prodhimin e plastikës dhe mendohet se mund të ndërhyjë tek hormonet e shëndetit riprodhues.

“Kimikate të caktuara, që gjenden tek shishet plastike, mund të kenë efekte në çdo sistem të trupit tonë”, paralajmëron dr. Marilyn Glenville.

“Ato mund të ndikojnë në ovulim dhe të rrisin rrezikun e çrregullimeve hormonale, si sindroma policistike e vezoreve, endometrioza dhe kanceri i gjirit, përveç gjërave të tjera.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit), i cili konfirmon se BPA ka fuqinë të migrojë tek pijet. Megjithatë, shkencëtarët sugjerojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore lidhur me ndikimin e kimikateve tek njerëzit.

“Shkenca nuk është plotësisht e qartë se si mund të ndikojnë kimikatet BPA tek njerëzit. BPA mund të imitojë hormonet dhe ndikojë tek sistemi endokrin i gjëndrave, që lëshojnë hormone përreth trupit.

Ekspertët që ndalojnë ripërdorimin e shisheve plastike sugjerojnë se ky mund të jetë një ndër faktorët në rritjen e rasteve të të sëmundjeve tke njerëzit, si rastet me kancer gjiri, sëmundje zemre apo defektet gjenitale në lindje.
Por jo vetëm kaq. Në një studim të kryer nga Treadmill Reviews, shkencëtarët testuan në laborator shishet e ujit pas përdorimit nga një atlet për një javë, dhe zbuluan se një numër i madh bakteresh kalonin 900 mijë njësi formimi koloni për cm katror (më shumë baktere se mesatarja e ndenjëses së tualetit).
Gjithashtu u gjet se 60% e mikrobeve në shishet e ujit ishin në gjendje të sëmurnin njerëzit.

Pra, çfarë duhet të bëni që të mos sëmureni?
E thjeshtë, mos i ripërdorni shishet plastike. Konsumojini lëngun që kanë dhe riciklojini. Një ide e mirë është dhe blerja e shisheve plastike pa BPA kur është e mundur, apo të zgjidhni një prej qelqi apo inoksi./Gazeta Shëndeti/

Artikulli paraprakKujdes me radiatorët gjatë dimrit, mund t’ua marrin jetën
Artikulli i rradhës E rrallë: 60-vjeçarja bëhet për herë të parë nënë e dy fëmijëve binjakë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.