Pasditja është koha vendimtare për këdo që synon të mposhtë yndyrën.
Ka shumë gjëra që mund të bëni këtë pasdite, të cilat mund të ndihmojnë në udhëtimin tuaj për humbje të peshës.
Gjithçka që duhet të bëni është t’i ndryshoni disa sjellje të vogla – gjërat që mund të bëni çdo ditë që do të bëhen natyra e dytë shkruan Daily Star, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë gjenden katër ndryshime të thjeshta, që do t’ju ndihmojnë të humbni peshën tuaj:
1. Konsumoni më shumë ujë
Uji është një nga elementët kryesorë të humbjes së peshës, pasi edhe dehidrimi sado i vogël që të jetë, mund t’ju bëjë të ndiheni të uritur.
Në pasdite, sigurohuni që të keni një shishe të ujit në dispozicion për ta konsumuar dhe shmangur tundimin.
2.Jepini vetit kohë për lëvizje
Nëse preferoni të ushtroheni në mëngjes, kjo nuk nënkupton t’i anashkaloni ushtrimet në pjesën tjetër të ditës – pushimi gjatë tërë pjesës tjetër të ditës mund të prishë të gjithë mundimin që keni bërë me ushtrime.
Pra, sigurohuni që të dilni në shetitje së paku një herë në orë.
3.Bëni kujdes me oreksin
Përpara se të konsumoni ushqime, analizojeni veten nëse jeni vërtetë të uritur.