Tek disa fëmijë mund të ndodhë që kanali i lotit të jetë i ndërtuar në mënyrë të pjesshme për shkak të prezencës së një valvule të ndërtuar nga një substancë fibroze, e cila shpesh hapet gjatë javëve të para të jetës, dhe në disa raste edhe gjatë muajve 6-9 të jetës.
Për këtë arsye shpesh tek fëmijët shkarkimi i lotëve bllokohet duke shkaktuar një dalje shumë të madhe lotësh nëpërmjet kapakkut të syrit. Në një rast të tillë vihet re një skuqje dhe acarim i kapakëve të syve.
Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?
Nëse tek fëmija juaj shfaqet një shqetësim i tillë ju duhet të parandaloni shfaqjen e infeksionit duke marrë masat e mëposhtme:
I pastroni me shumë kujdes sytë e fëmijës me anën e garzave të zhytura në solucion fiziologjik, ose ujë të zier dhe të ftohur për të paktën 3 herë në ditë në mënyrë që të largoni sekrecionet e grumbulluara;
Mbani gjithmonë të hapur hundën e fëmijës, sidomos nëse është me grip, nëpërmjet lavazheve nazale;
E masazhoni nëpërmjet kapakut cepin e brendshëm të syrit, duke ushtruar presion nga poshtë-lart dhe më pas nga jashtë-brenda, në mënyrë që të favorizoni hapjen.
Kur duhet të konsultohemi me një mjek okulist?
Nëse simptomat janë të pranishme edhe pas muajit të 10-të të jetës, ju duhet të drejtoheni për një vizitë tek mjeku okulist, i cili do të bëjë vlerësimin e duhur, duke ju këshilluar në rast se është e nevojshme drejt një mjeku kirurg për të bërë hapjen e kanalit nëpërmjet një lavazhi të kanalit të lotëve.
Kjo gjë kryhet nën efektin e anestezisë duke përdorur një sonde të vogël. /pernenat