Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen, e thonë mjekët e KFOR’it

Këshilla për shtatzëna 05/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’ ka botuar sot një tekst në të cilin ka kthyer edhe një herë në vëmendje dyshimet se jo vetëm ajri, por edhe uji që e pimë është kancerogjen.

Kontingjenti italian me mision në Kosovë ka pirë, të paktën deri më 2016, ujë kancerogjen. Kështu ka thënë mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, shkruajnë mediat italiane. “Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogram-litër. Pas arritjes sime në bazën ‘Film City’ në Prishtinë, më ishte folur shumë herë për shijen shumë të çuditshme të ujit natyror dhe mineral, që përdorej në mensën ndërkombëtare, palestër por edhe nëpër restorante dhe piceri në të gjithë bazën”.

Sipas tij, komandanti i KFOR-it Giovanni Fungo ishte pajtuar që menjëherë të ndërpritej shpërndarja e ujit të tillë, shkruan Il Fatto Quotidiano. Uji Dea natyror në të vërtetë është tërhequr, por jo edhe ai mineral, që ende përdoret. “Mes pasojave të bromatit është edhe dëmtimi i veshkave. Ndoshta është koincidencë, por gjatë qëndrimit tim atje kishim rastin e një mareshali të karabinierëve me dëmtim veshkor akut”, ka thënë ai.

Koordinatori i Osservatorio militare, Domenico Leggiero, ka komentuar duke thënë se “ky denoncim është shumë i rëndë”. Sipas tij,, “kështu o vihen në diskutim jo vetëm furnizimet ushqimore, si uji, por edhe konfirmohet se nuk ka dokumente për vlerësimin e rreziqeve në disa baza ushtarake”, transmeton Gazeta Express.

Por nuk është vetëm uji. Sipas Lettierit, “7 km larg Prishtinës gjendet kompania elektrike KEK, oxhaqet e të cilit shihen qartë nga Film City dhe përhapin re të verdha që e bëjnë ajrin, sidomos në mbrëmje të dëmshëm dhe irritues për organet e frymëmarrjes. Pluhuri që del prej aty përbëhet nga plumbi dhe, fenoli dhe substanca të tjera kimike. Ato dëmtojnë edhe në distancë prej 10 kilometrash”.

Artikulli paraprakGruaja i ka vënë vathë në gropëzat e faqeve bebes së vet, për një arsye të çuditshme
Artikulli i rradhës Ja tri ilaçe shtëpiake për thembrat e çara (Video)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.