Rrathët e zi nën sytë tanë zakonisht nuk prezentojnë figurën tonë të preferuar që duam t’ua tregojmë të tjerëve. Lodhja, stresi, ngarkesa, presioni, sëumndje të ndryshme ndikojnë më së shumti në shfaqjen e këtyre rrathëve.
Por, ky problem mund të largohet sa hapë e mbyllë sytë, në mënyrë natyrale, më saktësisht me gjëra që mund t’i gjeni në shtëpinë tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Domatet:
Vendosni lëngun natyral të domateve në zonën e errët poshtë syve tuaj dhe mbajeni për pak kohë derisa të pushoni e shtrirë.
Qumështi i ftohtë:
Merreni një rreth pambuku dhe lageni me qumësht. Vendosni dy të tilla mbi sytë tuaj, dhe relaksohuni derisa ato të thahen.
Vaji i bademit:
Lyjeni pjesën e poshtme të syve tuaj me këtë vaj përpara se të flini natën.
Trangulli:
Prisni një trangull në feta të holla dhe vendosini mbi sytë tuaj, për t’i mbajtur kështu për rreth 40 minuta.
Qeskat e çajit kamomil:
Lagini këto qeska në ujë të vakët, dhe vendosini mbi sytë tuaj në temperaturë të mjaftueshme për ju.
Këto mund t’i bëni për rreth 3 apo 2 herë në javë për të eleminuar tërësisht zonat e errëta poshtë syve tuaj. /Gazeta Shneta/