Duke i dhënë foshnjeve me lindje të parakohshme kafeinë, i përmirëson funksionin e mushkërive në jetën e mëvonshme, zbulojnë hulumtimet e reja.
Foshnjat me lindje të parakohshme, të cilave u jepet kafeina, performojnë dukshëm më mirë në testet që matin aftësinë e tyre për të marrë frymë në moshën 11 vjeçare, zbuloi një studim, transmeton Gazeta Shneta.
Ata gjithashtu janë dukshëm më të mirë gjatë një fryme të detyruar, shton hulumtimi.
Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeina vepron si stimulues i frymëmarrjes që përmirëson normat e frymëmarrjes afatshkurtër dhe aftësinë e mushkërive për të nxjerrë dhe marrë frymë.
Përmirësime të tilla kanë qenë të lidhura me një nevojë të reduktuar për ndihmën e frymëmarrjes./Gazeta Shneta/