Foshnjet nuk kanë nevojë për shumë kalori në organizmin e tyre, por sigurisht se kanë nevojë për materie ushqyese të shumta. Megjithatë, fatkeqësisht, shumë fëmijë pranojnë vetëm ushqime të pashëndetshme, të procesuara, të cilat përmbajnë sasi tejet të madhe të kalorive, sheqerit, kripës, dhe pa asnjë materie ushqyese.
Por, cilat janë këto ushqime tejet të rrezikshme për beben tuaj që nuk duhet t’ia ofroni asnjëherë në pjatën e tyre?
Hotdog-u dhe ushqimet tjera të rrezikshme:
Ushqimet e forta, ngjitëse, dhe të rrumbullakta, nuk janë të sigurta për fëmijët, sepse shumë lehtë mund të ngulfaten me to. Prandaj, nuk preferohet që fëmijët të hanë salsiçe, pjesë të mëdha të mishit, djathit, palagaqe, arra, kikirikë, etj.
Pijet e gazuara:
Disa bebe fillojnë të pijnë pije të lehta më herët se 9 muajshe, bazuar në një studim të bërë në vitin 2009. Gjithashtu, sipas këtij studimi, i cili ka analizuar grupet e bebeve dhe fëmijëve në disa vende të caktuara në botë, në bazë të raportit 24 orësh, vërehet se 10% e tyre konsumonin pije të gazuara çdo ditë.
Pijet e gazuara janë më të rrezikshmet për beben tuaj, prandaj në asnjë mënyrë nuk preferohet që organizmi i tyre të përballet me sasi aq të madhe të sheqerit, dhe të gjitha substancat e tjera të rrezikshme për shëndetin e tyre.
Patatet e fërguara:
Një studim tjetër i realizuar vite më parë, ka arritur në përfundim se 14% e bebeve 9 muajshe konsumojnë patate të fërguara të paktën 3 ditë në javë. Ndërsa, 12 muajshet, arrijnë 40% e konsumimit të këtyre patateve tejet të rrezikshme për zhvillimin e fëmijut të shëndetshëm.
Është tejet e këshillueshme që t’i mbani fëmijët largë ushqimeve të shpejta, për shkak se ato përmbajnë sasi të madhe të yndyrnave, sheqerit, kripës, kalorive, etj.
Desertet me zhelatinë:
Shumica e këtyre deserteve përgatiten me sheqer të tepërt, ngjyrë artficiale, shije artificiale, dhe shumë përbërës të rrezikshëm për organizmin. Sa më largë që mund t’i mbani prej fëmijëve, aq më mirë është për shëndetin e tyre.
Lëngjet artificiale të frutave:
Është e vërtetë se këto lloje të lëngjeve përmbajnë një sasi të frutit përkatës, por nuk janë fare të shëndetshëm. Edhe pse një sasi e frutit bëhet pjesë e këtij prodhim, fibrat ushqyese të tij do të humbasin shumë shpejtë, për shkak të procesit që kalon deri në fund të përgatitjes. Këto materie ushqyese të frutit brenda lëngjeve artificiale, zhduken kur shtohet sheqeri, ngjyra artificiale, aditivët, shija artificiale dhe shumë e shumë përbërës të dëmshëm. Prandaj, sa herë që të mundeni, preferohet të shpenzoni pak kohë më të gjatë, dhe të përgatisni lëngje natyrale në shtëpi, me anë të frutave organik. /Gazeta Shneta/