Kontraktimet nuk përfundojnë me lindjen e fëmijës. Kontraktimet dhe ngërçet muskulore janë një mënyrë e trupit për të parandaluar humbjen e gjakut në sasi të mëdha.
Studimet kanë treguar se bebet në bark mund të shijojnë atë që konsumon nëna.
Shumica e lëngut amniotik është urinë sterile.
Vezët e minjve, lepujve, gorillave, qenve, derrave, balenave dhe njerëzve kanë pothuajse të njëjtën madhësi.
Organi i fundit që zhvillohet te bebja janë mushkëritë.
Bebet në barkun e nënës mund të ndiejnë, të shohin dhe të dëgjojnë.
Një fetus i “fiton” gjurmët e gishtërinjve që në 3-mujorin e parë.
Qeliza më e madhe në trupin e një femre është veza. Qeliza më e vogël në trupin e një mashkulli është spermatozoidi.
Mitra e një gruaje zmadhohet 500-fish gjatë shtatzënisë.