Fëmija është cilësuar ndër vite si një “dhuratë” për prindërit për vetë faktin se simbolizon vazhdimësinë e njerëzimit, por jo gjithnjë është aq e lehtë sa duket.
Të gjithëve na pëlqejnë kalamajtë e vegjël, por sa kohë ata rriten nga të tjerët, sepse vetëm një prind e di sakrificën për të rritur një fëmijë.
Blogeri Tyler Champers ka postuar në Twitter një foto ku dëshmohet se “dhurata” jo gjithnjë është lehtë të mbahet.
Babai ka hipur djalin në shpinë, por ky i fundit në mungesë të pampersit pasi është në plazh i ka bërë nevojën aty ku i ka ardhur, mbi kurrizin e të atit.
Fotografia u publikua me përshkrimin: “Shikojeni këtë foto nëse mendoni se jeni gati për të pasur fëmijë”.
Pra, një ndër sakrificat është edhe kjo…