Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deri në cilën moshë nuk guxon foshnja të pijë ujë? Ne kemi përgjigjjen

Këshilla për shtatzëna 07/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nvarësisht prej temperaturës dhe lagështisë së ajrit por edhe aktivitetit të foshnjes, gjatë javëve të para të jetës, iu preferohet 80 deri në 100 ml/kg, dhe 140-160 ml/kg prej muajit të tretë gjer në muajin e gjashtë.

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

A guxon foshnja të pijë ujë?
Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjen që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Megjithatë, nëse vendosni ti jepni foshnjes ujë gjatë gjashtë muajve të pare, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund ti bëjë dëm foshnjes, mund ti shkaktojë diare apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjes është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjes.

Pse është uji i rëndësishëm për fëmijët?
Uji është i rëndësishëm për fëmijët sepse është përgjegjës për shumë funksione në organizëm (frymëmarrjen, rregullimin e temperaturës së trupit, ndihmon bartjen e materieve ushqyese nga qelizat në organizëm), është përbërësi kryesor i gjakut, lëngjeve të zorrëve, heq materiet e dëmshme nga organizmi me anë të urinës dhe djersës…

Cilin ujë duhet përdorë gjatë pregatitjes së ushqimit për foshnja?
Për pregatitjen e qumështit me formulë, më së shpeshti përdoret uji në shishe, me më pak minerale dhe i pagazuar apo uji i kroit por i vluar më parë. Megjithatë, është më i sigurtë të përdoret uji nga shishet, i varfër në minerale sepse në qumështin me formula gjenden të gjitha mineralet që i nevojiten foshnjes./Beba Ime/

Artikulli paraprakVushtrri, një 33 vjeçar gjendet i vdekur në afërsi të lumit Sitnica
Artikulli i rradhës Produkte me të cilat mund të trajtoni djegiet e lëkurës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.