Shpesh mund të ndodhë që bebi të nxjerre nga trupi një material me ngjyrë rozë në portokalli bashkë me urinën dhe kjo do të jetë e dukshme në bebelinë gjatë ndërrimit.
Përse shfaqen këto njolla me ngjyrë?
Ato janë në të vërtetë kristale që dalin bashkë me urinën dhe për prindërit do të jetë diçka shqetësuese. Sipas mjekes Anna Maw kjo do të jetë diçka që shfaqet më shpesh tek bebet që ushqehen me gji dhe prodhimi i tij nuk është stabilizuar ende. Do të konsiderohen si një shenjë dehidratimi duke qënë se urina ka filluar të jetë tepër e përqëndruar.
Si duhet të veprojmë në këtë rast?
Duhet ta çoni fëmijën tek mjeku dhe me shumë mundësi ai do të ekzaminojë fëmijën në lidhje me mundësinë e dehidratimit duke kontrolluar sasinë e pështymës, tharjen e buzëve, sa e thatë është bebelina përgjatë disa orëve (do t’ju pyesë ju) si edhe do të verifikojë letargjinë e fëmijës.
Mjeku do të bëjë vlerësimin edhe në bazë të ushqyerjes së fëmijës si edhe peshës që ai fiton. Pra gjithçka varet nga sasia e qumështit që fëmija juaj është duke marrë. Nëse mjeku kupton që fëmija nuk ka shenja dehidratimi ju nuk duhet të shqetësoheni në lidhje me praninë e kristaleve.