Nëna e një adoleshenteje në Britani, e cila vdiq pas një infeksioni që e mori nga tamponi, thotë se kërkon të ndërgjegjësojë femrat e tjera nga ky rrezik.
Jemma-Louise Roberts, 13 vjeç, vdiq nga ajo që njihet si Sindroma e Shokut Toksik- një infeksion i rëndë bakterial që merret nga tamponi.
Vajza e vogël shkonte në pishina ku stërvitej në not. Për këtë arsye, e përdorte tamponin kur ishte me perioda.
Mjekët fillimisht menduan se ajo kishte marrë një infeksion në stomak.
Më vonë zbuluan se për çfarë bëhej fjalë, por ishte vonë.
Vajza vdiq pas një jave në spital.