Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për pilulën e abortit para se ta merrni

Këshilla për shtatzëna 11/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitin 2012, pilula e abortit ka qenë shkaktar i 21 për qind të procedurave të abortit në SHBA, dhe ky numër është vetëm në rritje. Procedura është tejet e lehtë, nuk kërkon anestezi dhe mund të kryhet në shtëpinë tuaj.

ÇFARË ËSHTË PILULA E ABORTIT

Kjo pilulë nuk është vetëm “pilulë aborti” por kombinim i dy medikamenteve të përshkruar nga mjeku, të cilat funksionojnë së bashku për ta ndaluar shtatzëninë. Dy medikamentet e përdorura janë mifepristoni dhe misoprostoli. Mifepristoni, i cili merret i pari, funksionon duke e bllokuar progesteronin hormon i cili është i domosdoshëm për mbajtjen e shtatzënisë – dhe e shkakton embrionin të largohet nga muri i mitrës. Misprostoli merret brenda dite apo brenda dy ditëve pasi ta keni marrë pilulën e parë. Zakonisht merret në shtëpi dhe funksionon duke shkaktuar ‘dhimbje’ të cilat e boshatisin mitrën – njëjtë sikurse menstruacionet, shkruan Telegrafi, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas statistikave nga ‘Planned Parenthood’, pilulat e abortit janë 98 për qind efektive nëse merren gjatë tetë javëve të para të shtatzënisë. Nga 8-9 javë të shtatzënisë, pilula është efektive 96 për qind, ndërsa është 93 për qind efektive në javën e 9’të dhe të 10’të të shtatzënisë.

KUSH MUND TA PËRDORË KËTË PILULË?

Aborti me medikamente është procedurë e sigurt dhe e zakonshme për ndaljen e tremestrit të parë të shtatzënisë. Edhe personat nën 18 vjeç janë të aftë të kryejnë aborte me pilulë aborti, por shumica e shteteve kërkojnë leje prindi për ta kryer një procedurë të tillë (dhe në disa raste, duhet marrë leje nga dy prindërit).

CILAT JANË EFEKTET ANËSORE?

Shumica e njerëzve e krahasojnë abortin me medikamente me ndjenjën e një dështimi të shtatzënisë në fazën e hershme – prandaj efektet e para fizike janë gjakderdhja dhe dhimbjet e barkut. Por efektet tjera anësore përfshijnë marramendje, vjellje, diarre, lodhje, etj. Rreziku i infeksionit me pilula aborti është shumë i vogël, por jo i pamundshëm. Megjithatë, nëse keni infeksion, doktori mund t’ju përshkruajë antibiotikë.

SA I SIGURT ËSHTË ABORTI ME PILULA?

Një studim nga Princeton i vitit 2012 ka zbuluar se më pak se 1 për qind e njerëzve që abortojnë me pilula kanë pasur efekte serioze anësore apo abort jo komplet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSa lindje cezariane mund bëjë një femër
Artikulli i rradhës Horoskopi për datën 12 gusht 2017

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.