Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Njesisë Kosovare të Bioteknikës në SHSKUK
Një studim u krye në institutin Marqus në Barcelonë i cili na tregon se fetusi duke filluar nga java e 16 e shtatzanisë “këndon dhe kërcen” duke dëgjuar muzikën që vjen nga bota e jashtme.
Si reagon fetusi ndaj muzikës që dëgjon nga jashtë?
Ai i përgjigjet stimujve që merr nga jashtë barkut duke filluar nga java e 16 e shtatzanisë. Ai fillon të hapë gojën dhe të lëvizë trupin nëse dëgjon tingujt muzikorë. Kjo është vërtetuar me anën e një ekografie në 106 gra nga java e 14 deri në 39 të shtatzanisë.
Fetusi u stimulua me anën e muzikës së Johann Sebastian Bach, e cila ju vendos atij direkt mbi bark si edhe me anën e një mjeti të posaçëm që vendosej në vaginë dhe që i transmetonte fëmijës muzikë në një nivel më të lartë.
Rezultatet e studimit
Në rreth 45% të rasteve fetusi lëvizte gojën dhe trupin nëse muzika i vendosej mbi bark, ndërsa në 87% të rasteve fetusi lëvizte kur muzika vendosej në zonën vaginale. Në disa raste ai do të nxirrte edhe gjuhën në mënyrë sikur po këndonte. Pra sipas mjekes Marisa Lopez-Teijon fetusi dëgjon muzikë ashtu si të gjithë ne. Nga ana tjetër, mjeti që u përdor për të transmetuar muzikë nëpërmjet zonës vaginale rezultoi të ishte një sukses në përgjithësi dhe për studimin në veçanti.
Kosova është anëtare në rrjetin nderkombëtar të bioetikës në UNESCO në vitin 2015 dhe që nga atëherë ka zhvilluar disa aktivitete vendore dhe ndërkombëtare./Gazeta Shneta/