Nëse nuk e keni ditur çdo njeri është ndryshe, dhe shenjat e shtatzënisë po ashtu ndryshojnë. Por po i veçojmë 4 shenja kryesore që lajmërojnë shtatzëninë.
Çdo femër e di se mungesa e periodave në muajin është ajo që gjithmonë qon mendjen te shtatëzania. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.
1. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.
2. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.
3. Ndjenja e marramendjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.
4. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.
Këto janë 4 shenjat e përgjithshme që secila femër preferohet t’i di rreth shtatzënisë.