Pyetja që u shkakton frikë dhe ankth prindërve të rinj është, “Kur është mosha e duhur e fëmijës të nis shkollën?”
Duket se ekzistojnë shumë zgjedhje të ndryshme rreth idesë të të qenurit e drejtë, por ky studim i ri mesa duket ka grumbulluar disa evidenca bindëse, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimit të publikuar këtë javë, shtyrja e regjistrimit në shkollë deri në moshën 7 vjeçare, i mundëson fëmijës përfitime në zhvillimin mental.
Studimi i publikuar në National Bureau of Economic Research, ka ekzaminuar fëmijët nga dita e parë e fillimit të kopshtit, deri në moshën 7 vjeçare, pra në ditën e parë të shkollës.
Këta fëmijë që iu përmbajtën këtij sistemi, kishin hiperaktivitet mmë të ulët dhe vëmendje më të theksuar për rreth 73% në moshën 11 vjeçare.
Kjo nënkupton që kur këto dyja arrijnë këtë lloj balanci, aftësia për kontrollimin e impulseve dhe këmbëngulja për të përmbushur qëllimet e fëmijës. Kjo aftësi, gjithashtu, ndikon edhe në arritshmëritë e studentëve.
Nëse fëmija nis shkollën në moshën 7 vjeçare, ka vëmendje më të fuqishme, bindet ndaj këshillave të të rriturit, mund të përqëndrohet në mësim, dhe rezultatet janë më të larta në provimet e shkollës, për shkak se në këtë moshë arrihet mosha e pjekurisë së fëmijës tuaj. /Gazeta Shneta/