Këto lodra u ndaluan të shiteshin në Australi në vitin 2012, por vazhdonin të transportoheshin nga SHBA-të që prej këtij viti.
Bëhet fjalë për lodrat që janë të përbëra nga magneti, të cilat janë të formuara nga topat e vegjël që mund t’ua zënë frymën fëmijëve.
Këtë rrezik e ka përjetuar një vajzë dy-vjeçare, e cila kishte gëlltitur disa nga topthat e vegjël, rrezik ky që e dërgonte atë në sallën e operacionit, transmeton Gazeta Shneta.
Drejtori i Mjekësisë Familjare dhe Institutit të Shëndetit Digjestiv, Robert Krame tha se këto lodra mund të jenë kudo në treg, andaj në rast se shihni lodra të tilla si në fotografinë e mëposhtme, ai po sugjeron të mos ia blini fëmijës./Gazeta Shneta/