Djaloshi 6 vjeçar që në luftën me kancerin fitoj mbështetjen e shumë njerëzve ndër ta edhe të Kim Kardashian, Mark Wahlberg dhe Tom Brady, ka vdekur nëntë muaj pasi që është diagnostifikuar me një kancer të llojit të rrallë.
Ai kishte dalur në shëtitje me familjen e tij kur rrëshqiti nga snowboardi i tij dhe goditi kokën, përderisa mbeti pa shenja jete.
Ndonëse prindërit e tij mendonin se ai kishte marrë trauma nga kjo goditje, mjekët i thanë që ai kishte një lloj të rrallë të kancerit në kokë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Operimi ishte i pamundur në atë pjesë të trurit, por ky djalosh arriti të fitoj zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën, përfshirë edhe të yjeve të mëdha botërore si Kim Kardashian, Mark Wahlberg apo edhe të Tom Bradyt.
Ndërsa të premten nëna e tij që jeton në Massachusetts publikoj lajmin e vdekjes së djalit të saj 6 vjecar pasi nuk arriti t’i mbijetonte kancerit.
Ndërsa ky lajm mbushi ballinat e shumë gazetave prestigjioze në mbaër botën, ndërsa miliona njerëz reaguan ndaj kësaj ngjarjeje. /Gazeta Shneta/