Këpucët mbathur ose zbathur brenda në shtëpi, është një debat mjaft i përhapur në vendet tjera.
Të zbathurit para derës së hyrjes në shtëpi, mund të duket bezdisëse, por padyshim është një nga mënyrat më të lehta për të shmangur mikrobet brenda shtëpisë tuaj, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga profesorët në Unviersitetin e Hjustonit, ka treguar se 26.4 për qind e këpucëve mbajnë një baktere të quajtur ‘clostridium’, e cila mund të shkaktojë diarre ose dhimbje barku.
Për më keq, nëse keni shëtitur në ndonjë tokë bujqësore, ju mund të bartni me këpucët tuaja bakterin ‘E coli’, e cila ua rrezikon edhe jetën.
Është e tmerrshme vetëm të mendosh se mikrobet tashmë gjenden në dyshemenë e shtëpisë tuaj.
Prandaj, zbathja e këpucëve jashtë shtëpisë, jo vetëm e mban shtëpinë e pastër por edhe të sigurtë.
Shumë nëna e kanë përkrahur idenë se këpucët duhet të mbeten jashtë shtëpisë, për shkak të pastërtisë.
Këpucët jashtë shtëpisë mund të përdoren si opsion mbrojtje nga hajdutët.
“Lini një palë këpucë të vjetër në derën e përparme dhe në derën e pasme. Kjo do të krijojë ndjenjën se dikush është brenda”, ka thënë Natasha Morgan, eksperte e sigurisë së shtëpive. /Gazeta Shneta/