Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, gjatë ditës së sotme është shfaqur në një video në Instagram ku tregon për procesin e ngrirjes së vezoreve.
“Jam shumë e eksituar që po ndajë me ju procesin tim të ngrirjes së vezëve”, ka shkruar Belona.
Ajo e konsideron këtë si shumë të rëndësishme për karrierën e saj.
“Kjo procedurë është shumë e rëndësishme për gratë që duan të kenë prioritet karrierën”, ka shtuar ajo.
Bleona ka thënë se do të na mbajë të informuar nesër për procedurat e mëtutjeshme.
Por ky veprim i saj nuk është pritur fare mirë nga ndjekësit e saj, e në veçanti nënat.
Më poshtë mund t’i shihni disa komente që i kanë bërë, duke e kritikuar ashpër.