Foshnja nuk ishte biologjikisht e saj, por pasi ajo mbeti shtatzënë, avokati i saj i shkroi çiftit për t’i thënë se nuk donte ta ndiqte marrëveshjen.
Gruaja, e cila nuk mund të identifikohet, u takua me çiftin – të cilët janë të dy meshkuj – në internet në gusht 2015 dhe nënshkroi një marrëveshje surrogimi.
Gruaja udhëtoi për në Qipro në shtator të vitit 2015, për të transferuar një embrion, transmeton Gazeta Shneta
Fëmija, tani 18 muaj, është konceptuar duke përdorur spermatozoidin nga një nga dy burrat dhe një vezë nga një dhurues spanjoll.
Ajo humbi kujdestarinë mbi fëmijën, pasi gjykata vendosi që fëmijën duhet ta mbajnë çifti i synuar për surrogim./Gazeta Shneta/